Maqedoni, është rritur në mënyrë drastike numri i personave të sëmurë nga gripi

Statistika e re e Institutit për Shëndet Publik tregon rritje drastike të numrit të personave të sëmurë nga gripi, transmeton Portalb.mk.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Shëndetit Publik, në periudhën prej 28 janarit deri më 3 shkurt, janë regjistruar 1.252 persona të sëmurë nga gripi, që është dyfish më shumë krahasuar me një javë më parë ku numri i të sëmurëve ishte 643.

Gjatë ditëve të ardhshme pritet rritje e numrit të personave të sëmurë nga gripi. Deri tani nga gripi kanë ndërruar jetë dy persona. Një vajzë nga Ohri 25-vjeçare dhe vajzë e vogël 5-vjeçare nga Shkupi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button