U votua përbërja e Antikorrupsionit, ja kush do të jenë kryetari dhe anëtarët e rinj (VIDEO)

Në seancën e 85-të të Kuvendit të Maqedonisë u votua përbërja e re e prej 7personave e Komisionit për Parandalim të Korrupsionit (Komisioni për Antikorrupsion), pasi që paraprakisht të njëjtat kaluan në Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime në Kuvendin e Maqedonisë dhe Komisioni për Përzgjedhje, transmeton Portalb.mk.

  1. Biljana Ivanovska – kryetare
  2. Vladimir Georgiev
  3. Katica Nikollovska
  4. Nuri Bajrami
  5. Goran Tërpenovsk
  6. Shemsi Sallai
  7. Sofka Pejovska Dojçinovska

Pas votimit në seancë plenare, kryetarja dhe anëtarët e rinj të Antikorrupsionit dhanë betimin e tyre para kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Propozim-lista është me emrat dhe pikët për 56 kandidatë erdhi pas intervistimit të tyre, prej gjithsej 58 të paraqiturve në shpallje. Çdo kandidat ka mundur që të fitojë 100 pikë. Përvoja dhe arritjet në luftën kundër korrupsionit kanë pasur vlerë prej maksimum 40 pikëve, ndërkaq 60 pikë kandidatët kanë mundur t’i fitojnë në bazë të asaj se si janë paraqitur në intervistat.

Në konkursin publik, u paraqitën 80 individë21 u diskualifikuan që në ditën e parë, pasi që nuk e kishin arsim adekuat dhe dokumentacion të plotë, kurse njëri vetë i ka tërhequr dokumentet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button