Ramush Haradinaj në postin e kryeminstrit të Kosovës?

Paralajmërimet janë që koalicioni PDK- AKR është drejt prishjes, ndërsa kontaktet për koalicionin e ri PDK- AAK kanë filluar dhe mund të rezultojnë me firmosjen e qeverisë së re midis datave 10 deri më 15 shtator.

Partia më e madhe në vend, PDK, është në përgatitje për ndryshimin e Qeverisë dhe, kjo mund të ndodhë nga 10 – 15 shtatori. PDK-ja kryeministrit Hashim Thaçi po përgatitet të lidhë koalicion me AAK-në e ish kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Koalicioni PDK- AKR është drejt prishjes. PDK-ja i ka filluar kontaktet me AAK-në për krijimin e një koalicioni të ri, që do të ndodh nga 10 deri më 15 shtator. Oferta e PDK-së

Për AAK-në është që postin e zëvendëskryeministrit t’ia ofrojë Ramush Haradinajt. Po ashtu, AAK-së, përveç ministrive tjera, do t’i ofrohet edhe Ministria e FSK-së”, ka thënë burimi i gazetës”Kosova Sot” brenda Qeverisë së Kosovës.

Paralajmërimet e tilla si duket i ka vërejtur edhe vetë kreu i koalicionit aktual, Behgjet Pacolli, i cili ka pranuar se do të tërhiqej nga ky koalicion nëse një gjë e tillë kërkohet nga kryeministri Hashim Thaçi. “Nëse kryeministri në të ardhmen dëshiron ta ketë një partner tjetër të koalicionit, ne jemi të përgatitur t’i marrim plaçkat dhe të shkojmë. Asnjëherë nuk kam qenë kundër që kjo të ndodhë. Nëse kjo ndodh, kontributin tonë do ta japim nga opozita”, ka thënë Pacolli, raporton korieri. (ORAinfo)

Lajme të ngjashme

Back to top button