Parlamenti i Maqedonisë, do të hapet konkurs për dy ekspertë mbikëqyrës së ATO-s

Kuvendi do të hapë konkurs për angazhimin e dy ekspertëve për konsultime, në shërbim të Komisionit për monitorimin e punës së ATO-së gjatë ndjekjes së telekomunikimeve.

Kandidatët do të duhet të jenë nga fusha e teknologjisë së informimit kurse të përzgjedhurit do të pajisen me cetrifikatë sigurie meqë do të kenë punë me informata të klasifikuara, transmeton Alsat M. Janë zgjidhur edhe mos-marrëveshjet nga boshllëku ligjor se kush do të duhet t’i paguajë ekspertët, meqë do të bëhen ndërhyrje në Rregulloren e punës së Komisionit.

“Ekspertët kur të përzgjidhen dhe të selektohen me ndihmën e institucioneve të pushtetit, do të nënshkruajnë marrëveshje me Kuvendin për shërbime konsultuese për një vit me mundësi vazhdimi në kohëzgjatje sa mandati i përbërjes aktuale të parlamentit. Komisioni i ardhshëm me përbërje tjetër do të duhet të fillojë nga e para procedurën për angazhimin e ekspertëve”,  theksoi Emil Dimitriev, kryetar i Komisionit për monitorimin e punës së ATO-së

Ndërkaq pas mbarimit të thirrjes për ekspertët e përhershëm, do të vijojë proces i përzgjedhjes në bashkëpunim me institucione dhe organe të tjera të fushës së sigurisë. Pas kësaj thirrje do të vijojë edhe një thirrje tjetër për zgjerim të listës së ekspertëve të cilët do të përdoren hë për hë gjatë kontrollit të institucioneve të cilat kanë qasje në ndjekjen e komunikimeve dhe me këtë do të zbatohet ligji i cili u miratua në muajin prill të 2018-s Ligji për Ndjekjen e Komunikimeve, transmeton Portalb.mk.

Problemi me mosangazhimin e ekspertëve u aktualizua pasi që ekspertët e Bashkimit Evropian adresuan kritika se Maqedonia është duke ngecur në realizimin e reformave të shërbimit të sigurisë, si pasojë e mosangazhimit të ekspertëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button