Projekti “Kompjuter për çdo fëmijë” shkon në histori, nuk do të ketë trashëgimtar

Edhe pse për “Meta”, para pak kohe zëvendës-ministri për arsim dhe shkencë, Petar Atanasov, paralajmëroi trashëgimtar të projektit “Kompjuter për çdo fëmijë”, ministri Arbër Ademi sot deklaroi se kjo, megjithatë, nuk do të ndodhë.

Në buxhet,për këtë vit, nuk janë paraparë mjete për aparate kompjuterike për nxënësit.

– Nuk po them se ideja për kompjuterë në shkolla është e keqe, por duhet të kihet parasysh se me projektin e kaluar, kishte dështime gjatë realizimit. Kemi nevojë për konsultime me ekspertë para se të inkorporojmë diçka të tillë në sistemin arsimor. Në drejtim të digjitalizimit të procesit arsimor, bashkë me Ministrinë për shoqëri informatike, po punojmë në një projekt për lidhje të rrjetëzuar të shkollave, që të kenë lidhshmëri më të mirë, por para për kompjuterë të ri nuk ka – ka thënë Ademi.

Para pak kohë, Atanasov për “Meta” deklaroi se digjitalizimi i procesit arsimor është ndryshim që duhet patjetër të ndodhë.

– Do të punojnë për të digjitalizuar procesin arsimor. Kjo donë të thotë sigurim të më shumë resurseve, furnizim të shkollave dhe mundësim të veglave që fëmijët të mund të mësojnë prej mjeteve ndihmëse moderne – deklaroi atëherë Atanasov.

Sipas evidencës së Inspektoratit shtetëror për arsim, mezi një e treta e kompjuterëve nga “Kompjuter për çdo fëmijë” përdoren në procesin arsimor. Ato janë blerë para 12 vitesh. Për këtë projekt ka pasur kritika të ashpra, nga opozita e atëhershme e cila akuzonte se ishte projekt për pastrim të parave, për të cilin zyrtarisht, asnjëherë dhe askush nuk e zbardhi se sa para saktësisht i ka kushtuar shtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button