U publikua lista me rangimin e kandidatëve të ri për Antikorrupsionin

Është publikuar lista me rangimin e anëtarëve të ardhshëm të Komisionit shtetëror për Antikorrupsion. Sipas kësaj liste, bëhet e ditur se kush do të hyjë në përbërjen e ardhme të komisionit, i cili do të ketë kompetenca më të zgjeruara, dhe pritet që të punojë në mënyrë të pavarur.

Më të vlerësuarit në këtë rangim janë Vladimir Georgiev, ekonomist i diplomuar nga Shkupi i cili ishte këshilltar shtetëror në komision dhe Sofka Pejovska Dojçinovska, sekretare gjenerale.

Më pas rangohet Katica Nikollovska ekonomiste e diplomuar nga Velesi, Nuri Bajrami nga komuna e Gostivarit, Biljana Nikollovska, ekonomiste e diplomuar nga Shkupi, e cila mund të jetë kryetarja e ardhshme, Goran Trpenoski, gazetar në redaksinë e “Sakam da kazham” dhe Shemshi Sallai, jurist i diplomuar. Lartë në listë  radhitën edhe Vlladimir Klekovski dhe avokati Rahamin Mizrahi.

Lista me rangimet e kandidatëve nesër do të dorëzohet para komisionit për zgjedhje dhe emërime, i cili duhet të vendos për shtatë anëtare nga 80 të paraqiturit dhe 57 të seleksionuarit. Kuvendi më pas do të votojë në seancë plenare, ku të përzgjedhurit do të japin betimin dhe do të ulen në vendet e punës, ku i presin materiale të shumta të krimit dhe korrupsionit, duke pasur parasysh se ky komision punonte vetëm me dy anëtare, pasi që pesë dhanë dorëheqjen pas skandalin se kanë shpenzuar shuma të mëdha për shpenzime rrugore.

Ndryshe, shtatë emrat për kryetar dhe anëtarë të Antikorrupsionit duhet të kalojnë në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime, dhe më pas, siç paralajmëroi kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi do të miratohen në seancë plenare më 8 shkurt. Për miratim të përbërjes së re të Antikorrupsionit duhet vota “për” e 80 deputetëve.

Në konkursin publik, u paraqitën 80 individë21 u diskualifikuan që në ditën e parë, pasi që nuk e kishin arsim adekuat dhe dokumentacion të plotë, kurse njëri vetë i ka tërhequr dokumentet.

LEXO: Përbërja e re e Antikorrupsionit: U intervistua prokurori Zllatko Bikovski – ndaj tij ka dy procedura disiplinore
LEXO: Përbërja e re e Antikorrupsionit, deputeti Zekiri: 22 aplikues janë diskualifikuar

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button