Qyteti i Shkupit ka shpallur thirrje publike për subvencione për inverter klimatizues

Qyteti i Shkupit ka shpallur thirrje publike për subvencionim të inverter klimatizuesve dhe aparateve tjera bashkëkohore për ngrohjen e shtëpive, si një prej masave shtesë për luftë kundër ndotjes së ajrit.
Për këtë qëllim në buxhetin e Qytetit janë paraparë 20 milion denarë, transmeton Meta, përcjell Portalb.mk. 

Për çdo klimatizues të blerë inverter, secili qytetar i cili do t’i plotësojë kushtet për subvencionim, do të ketë mundësi ta merr gjysmën e vlerës së përgjithshme të aparatit, por jo më tepër se 15.000 denarë.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, në pres-konferencën e sotme tha se me këtë masë më tepër se 1.300 familje këtë vit do të kenë mundësi që më lirë t’i ngrohin shtëpitë e tyre duke u kujdesur që të ulet ndotja e ajrit.

– Analizat e Qytetit të Shkupit kanë treguar se interesi tek qytetarët për blerje të aparateve bashkëkohore për ngrohje është i madh, prandaj edhe është miratuar vendimi që me subvencionimin e këtyre aparateve të zvogëlohen shpenzimet e atyre që do të vendosin ta zgjedhin këtë mënyrë të ngrohjes. Subvencionet për klimatizues inverter bashkë me subvencionet për koftor me peleta janë shumë të rëndësishme deri në zbatimin e procesit të gazifikimit, proces i cili kërkon kohë për të arritur deri tek shfrytëzuesit e fundit – thotë Shilegov.

Subvencioni ka për qëllim t’i motivojë qytetarët, të cilët i ngrohin shtëpitë e tyre me koftorë me dru, naftë dhe lëndë tjera djegëse jo ekologjike, t’i zëvendësojnë ato me klimatizues inverter shumë më të lirë dhe më ekologjik ose me sisteme tjera bashkëkohore për ngrohje.

Nga Qyteti thonë se klimatizuesit inverter harxhojnë rreth 30 përqind më pak energji elektrike se aparatet e zakonshme për klimatizim, kurse për më tepër se 50% i zvogëlojnë shpenzimet krahasuar me ngrohjen me dru.

LEXO: Industria është ndotësi më i madh në Maqedoni, sipas Raportit të përbashkët të auditimit mbi cilësinë e ajrit
LEXO: Shkup, janë stërmbushur spitalet për shkak ndotjes së ajrit

LEXO: Qeveria e Maqedonisë kundër ndotjes së ajrit me 2 milionë euro, edukim prej 7 deri në 77 vjeç, filtra, ueb-faqe

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button