Maqedoni, komuniteti i biznesit me ide për të reduktuar ndotjen

Aksion i përbashkët i sektorit privat dhe atij publik për tranzicion të shpejtë dhe zëvendësim të automjeteve të vjetra me modele elektrike, të cilat emetimet e dyoksidit të karbonit i kanë në nivel zero, përballje urgjente me bizneset ilegale me mbeturina dhe promovim të standardit për shtëpi pasive që paraqet standardin më të lartë energjetik dhe e bë reduktimin e konsumit të energjisë për ngrohje deri në nivel të pabesueshëm prej 90 për qind, janë tre aspekte të cilat, sipas analizave, do të ndikojnë në reduktimin afatgjatë të ndotjes së ajrit, u theksua sot në konferencën për shtyp të Lidhjes së odave ekonomike të Maqedonisë (LOE), transmeton Meta, përcjell Portalb.mk. 

Nënkryetar i Lidhjes, Aleksandar Milloshevski deklaroi se, sipas të dhënave të Agjencisë ndërkombëtare për energjetikë të botuara vitin e kaluar, brenda një viti, numri i automjeteve elektrike në nivel të botës ka arritur rekordin prej 3.1 milionë automjete, ndërsa parashihet që deri në vitin 2030 të ketë rritje prej 125 deri 220 milionë automjete elektrike në mbarë botën.

“Në vendin tonë, interesi për këto lloj automjete është i vogël. Sipas të dhënave të Ministrisë për punë të brendshme, deri në tetor 2018, në rajonin e Shkupit janë regjistruar gjithsej 48 automjete. Arsyet janë të shumta, por në përgjithësi kanë të bëjnë me çmimet e makinave të cilat nuk mund t’i përballojë çdo qytetar, si dhe infrastruktura e pa zhvilluar sa duhet dhe numri pamjaftueshëm i mbushësve për këtë lloj automjetesh, të cilat pa stacione për mbushje mund të përballojnë vetëm rreth 100 kilometra. Për këtë qëllim, nevojitet aksion i përbashkët i sektorit privat dhe atij publik për të stimuluar blerjen e këtij lloji makinash”, deklaroi Milloshevski.

Ai shtoi se ndryshimet e reja në Ligjin për automjetet parashihet të ketë subvencione për automjetet elektrike dhe hibride, gjithashtu propozohet që, sipas shembullit të vendeve të Evropës perëndimore, ku përdorimi i tyre është rritur, të implementohet mbështetje e subvencioneve për bateri dhe për pjesë të automjeteve elektrike si dhe të shqyrtohet mundësia për regjistrim falas, mos pagesë të tarifave për rrugë dhe të parkingut që do të ishin stimulime plotësuese dhe përfitime për çdo person i cili që do të zgjedhë këtë opsion.

Veç kësaj, në Akademinë e Shkencave dhe Arteve (ASHAM), për këtë qëllim është bërë një studim, i cili parashikon që, duke stimuluar këtë lloj automjetesh, deri në vitin 2035, 40 përqind e automjeteve të jenë elektrike, ndërsa emetimet e dyoksidit të karbonit nga transporti të reduktohen për 35 përqind.
Sipas Milloshevskit, aspekti i dytë që në masë të madhe do ta zvogëlojë ndotjen është përballja urgjente me bizneset ilegale me mbeturina, ku djegia bëhet pa leje, nuk ndiqen kurrfarë standardesh dhe nuk dihet se ku shkarkohen substanca të panjohura në ajër dhe tokë.

“Me përdorimin e teknologjive të reja, veçanërisht incizimin e terrenit me drona, duhet në mënyrë institucionale të lokalizohen dhe të merren hapa radikal për parandalimin e vendeve të mundshme me mbeturina të paligjshme, të cilët janë ndotës të mëdhenj dhe në mënyrë të pakontrolluar djegin mbeturina në natyrë. Kështu lehtë do to regjistrohen pikat kritike dhe do të lokalizohet se prej ku vjen ndotja e madhe e ajrit. Veç kësaj duhet urgjentisht të veprohet kur ka lajmërime, sepse e gjithë kjo është rezultat i djegies së substancave që nuk janë të degradueshme, ndërsa janë të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve. Deponitë e egra dhe djegia e substancave të dëmshme është gjë e përbashkët për pesë qytetet më të ndotura në tërë botën, e ndër ta është edhe Shkupi” tha Milloshevski.

LEXO: Industria është ndotësi më i madh në Maqedoni, sipas Raportit të përbashkët të auditimit mbi cilësinë e ajrit
LEXO: Shkup, janë stërmbushur spitalet për shkak ndotjes së ajrit

LEXO: Qeveria e Maqedonisë kundër ndotjes së ajrit me 2 milionë euro, edukim prej 7 deri në 77 vjeç, filtra, ueb-faqe

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button