SHBA-të nuk kanë caktuar një datë për tërheqjen nga Afganistani

I dërguari i lartë amerikan për Afganistanin, Zalmay Khalilzad, hodhi poshtë pohimet e talebanëve duke thënë se akoma nuk ka një datë të caktuar apo plan për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ditëve të fundit kam dëgjuar disa zyrtarë talebanë të thonë se kemi një plan për tërheqjen e trupave nga Afganistani. Të jemi të qartë, nuk ekziston një plan i tërheqjes së trupave”, tha ai në një postim në Twitter.

Në margjinat e konferencës dy ditore në Moskë, ku më herët këtë javë u takuan përfaqësuesit e talebanëve dhe një numër politikanësh afganë, por jo edhe të qeverisë së Kabulit, anëtari i delegacionit taleban, Abdul Salam Hanafi, tha se SHBA-të kanë premtuar që deri në prill, të tërheqin gjysmën nga 14.000 trupat e tyre në Afganistan.

Mohimi i talebanëve për të pranuar dhe për t’u takuar me përfaqësuesit e qeverisë së Kabulit, mbetet një sfidë në procesin e paqes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button