Rasti i Arjeta Veliut në Tetovë, Supremja sërish e hodhi poshtë kërkesën e drejtoreshës për rigjykim

Gjykata Supreme për të dytën e herë e ka refuzuar kërkesën e drejtoreshës së shkollës ekonomike në Tetovë Ramie Kurtishi për ripërtëritje të lëndës për kontestin me Arjeta Veliun, e cila pavarësisht se ka vendim pune, për të pestin vit me radhë po i pamundësohet kthimi në punë. Në mënyrë administrative, lënda tani është kthyer në Gjykatën Themelore të Tetovës, në duar të gjykatëses së rastit, Sllavica Tohiq, njofton Alsat M.

“Gjykata Supreme duke shqyrtuar lëndën, ka parë se propozimi për përsëritje të lëndës është deklaruar në bazë të nenit 392, alinesë 1 pika 9 nga Ligji mbi procedurën kontestimore, po prej këtu për shkak të të njëjtës, ua kthejmë materialet e lëndës RO-211/14, ju do të vendosnit në përputhje me dispozitat e Ligjit mbi procedurën kontestimore, të cilat kanë të bëjnë me përsëritjen e lëndës, në kuptim që të vlerësohen afatet kohore për propozimin e sjellë, bazën mbi të cilën është sjellë i njëjti si dhe faktet e propozuara”, thuhet në vendim.

Ndryshe, profesoresha Arjeta Veliu ende nuk është kthyer në vendin e saj të punës në shkollën e mesme ekonomike në Tetovë prej nga ishte larguar në vitin 2013 dhe me këtë shkelet vendimi i gjykatës më të lartë në Maqedoni. Kodi Penal, në nenin 377 pika dy, parasheh dënim me para ose burg deri në 3 vite për personin që nuk respekton vendimet e gjykatës.

LEXO: Rasti i Arjeta Veliut në Tetovë, institucionet s’respektojnë Gjykatën
LEXO: Profesoresha e larguar kërkon nga shkolla të zbatojë vendimin e Gjykatës Supreme
LEXO: Gjykata Supreme hedh poshtë rigjykimin në rastin e profesoreshës së larguar nga puna
LEXO: MASH: Drejtoria e Shkollës Ekonomike “8 shtatori” të respektojë vendimin e Supremes
LEXO: Skandali i drejtoreshës në Tetovë: 9 nga 11 të pranuarit nuk përmbushnin kushtet për punësim

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button