Lëndët e PSP-së, Prokuroria kundër Supremes: Është shkaktuar pasiguri juridike, kërkojmë interpretim nga Kuvendi

Gjykata Supreme ka shkaktuar pasiguri juridike, do të kërkojmë interpretim të mendimit juridik të Gjykatës Supreme, ndërkaq lëndët nga Prokuroria Speciale mund t’i marrim vetëm nëse ajo vetë shpallet si e jo-kompetente.
Këtë e deklaroi sot kryeprokurori Lubomir Joveski, pas mbajtjes së kolegjiumit me prokurorët në të cilën është diskutuar për kërkesën e Gjykatës Themelore Shkupi 1, që të deklarohen në lidhje me kompetencat për lëndët e Prokurorisë Speciale, të cilat më 30 janar Gjykata Supreme nëpërmjet në vendimi dha mendim juridik se nuk mundet që kjo prokurori të jetë paditës për disa lëndë pasi që akuzat i ka ngritur pas afatit 18-të mujor.

Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë, Lubomir Joveski në kolegjium të gjerë me prokuroritë e lartë publik të Prokurorive të Larta të Shkupit, Gostivarit, Shtipit dhe Manastirit dhe prokurorin publik të Prokurorisë Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, për shkak të veprimit të ligjshëm të prokurorive dhe shkeljes së parimit të legalitetit të ndjekjes penale, e ka shqyrtuar mendimin juridik të Gjykatës së Supreme të Republikës së Maqedonisë të miratuar me 30.01.2019-të, sipas të cilit Prokurorisë Speciale i hiqen kompetencat për ndjekje penale në lëndët që ka ngritur akuzë pas skadimti të afatit 18-të mujor nga marrja e materialeve.

Lubomir Joveski
Lubomir Joveski

“Mendimi i Gjykatës Supreme e ka shkel ligjshmërinë në veprimin e prokurorive publike dhe gjykatave dhe për këtë prokurori Joveski deri te Kuvendi i Maqedonisë do të dorëzojë kërkesë për interpretim autentik të nenit 22 të Ligjit për Prokurori Speciale”, tha prokurori Joveski.

Sipas tyre, Gjykata Supreme nuk ka të drejta ligjore për të interpretuar ligje, ndërkaq me këtë ka shkaktuar pasiguri juridike.

“Mendimi juridik i Gjykatës Supreme është miratuar pa ekzistuar aplikim të ndryshim të ligjeve në gjykatat më të ulëta dhe nuk bazohet në dispozitat, kuptimin dhe përmbajtjen e Ligjin për Prokurori Speciale dhe është kundërthënës. Përkundër dispozitës nga neni 22 nga Ligji për Prokurori Speciale se kjo prokurori ka afat prej 18 muajve që nga marrja e materialeve dhe marrja e lëndëve mund të ngrit akuzë ose të dorëzojë urdhër për ndalim të procedurës hetimore, edhe përskaj asaj që ata thesohen si kushte kumulative, ky afat në mendim vlerësohet vetëm nga dita e marrjes së materialeve, duke e mënjanuar ditën e marrjes së lëndëve. Me këtë mendim, Gjykata Supreme ka dalë nga jashtë kompetencave ligjore duke interpretuar dispozitë konkrete ligjore me çka është krijuar pasiguri juridike”, shtoi Joveski.

Ai tha se Prokuroria Themelore Publike është e gatshme që t’i marrë lëndët nga Prokuroria Speciale, por kjo duhet të bëhet nëpërmjet komunikimit, gjegjësisht pasi që Prokuroria Speciale vetë të heq dorë nga të njëjtat.

“Ata thonë se Parimi i legalitetit nga neni 39 nga Ligji për Procedurë Penale i jep bazë juridike dhe obligim që prokurori publik t’i ndjekë kryerësit e veprave penale, e cila bëhet sipas detyrës zyrtare. Kjo e drejtë themelore dhe obligim e prokurorit e garanton sigurinë juridike të qytetarëve si vlerë themelore të sundimit të së drejtës. Duke u bazuar për këto garanca dhe pavarësinë e prokurorisë Speciale, Prokuroria Themelore do t’i marrë në procedurë të mëtutjeshme lëndët për të cilat Prokuroria Speciale në komunikim do të pajtohet për veprim të mëtutjeshëm”, shtoi Joveski.

Më poshtë mund ta ndiqni konferencën për shtyp të prokurorit Lubomir Joveski

Ndryshe, me shumicë të votave më 30 janar, gjykatësit suprem kanë miratuar vendim se hetimet e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), të cilat i ka hapur pas 30 qershorit të vitit 2017-të, nuk munden të vazhdojnë më tej. Hidhen poshtë hetimet për regjistrimin e popullsisë kundër liderit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe të arratisurit ish kryeministrit Nikolla Gruevski, hetimi “I fuqishmi” kundër deputetit Antonio Milloshoski, “Pacienti” kundër zv/kryeministrit Bujar Osmani, “Dizajni” për autobusët kinezë dhe të tjera.

Prokurorisë Speciale i janë marrë edhe hetimet “Perandoria”, “Talir” dhe “Banka e Postës” dhe i kthehen Prokurorisë Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, prej ku paraprakisht janë marrë. Në fakt, të gjitha hetimet e marra nga Prokuroria e rregullt janë kthyer nga Katica Janeva te shefja e Prokurorisë Themelore Publike, Vilma Ruskoska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button