Përfundojnë punimet e sistemit të ujësjellësit në Svillare të Epërme

Sot, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki dhe kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, morën pjesë në promovimin e projektit “Ndërtimi i një sistemi lokal të furnizimit me ujë dhe shpërndarja e rrjetit sekondar në f. Svillare e Epërme, komuna e Sarajit “.

Siç njoftuan nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në bazë të Konkursit për ndarjen e fondeve në Programin e Menaxhimit të Ujërave për vitin 2018, kjo ministri e pranoi aplikimin e komunës së Sarajit për realizimin e këtij projekti.

“Nga vlera totale e projektit, e cila është 28.990.000,00 denarë, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor komunës së Sarajit i ka ndarë fonde financiare në vlerë prej 15.000,000,00 denarë. Pjesa që është e përfshirë  në aplikimin e dorëzuar në Ministri është realizuar plotësisht.”thuhet në kumtesën e Ministrisë.

Sipas fjalëve të ministrit Duraki, projekti është i një rëndësie të madhe për popullatën lokale dhe për mbrojtjen e mjedisit, pasi do të sigurojë ujë të pijshëm e cila është një e drejtë themelore e njeriut.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button