Zaev – Gallouej: Anëtarësimi në NATO është fitore e madhe për shtetin

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë,  Zoran Zaev sot u takua me Rejçëll Gallouej, ambasadore e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut.

Ambasadorja Gallouej ia uroi kryeministrit Zaev nënshkrimin e Protokollit për anëtarësimin e RM-së në NATO. Ajo theksoi se integrimi i Republikës së Maqedonisë në NATO është fitore e madhe për shtetin për shkak se hap perspektiva për përfitime të dukshme ekonomike. Mbretëria e Bashkuar planifikon që sa më shpejt të hap procedurën për ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e RM-së, në NATO. Gallouej e inkurajoi shtetin, të vazhdojë punën me përqendrim në procesin e reformave, që sjell rezultate për kualitetin e jetës së qytetarëve.

Kryeministri Zaev deklaroi se në proces është rrumbullakimi i reformave të sigurisë, se në fund të muajit shkurt pritet që në Kuvend të votohen me konsensus ndryshimet e ligjeve që kanë të bëjnë me reformat në sistemin gjyqësor, se vijojnë reformat për profesionalizimin e administratës publike, si dhe zgjedhja e anëtarëve të rinj politikisht të pavarur për Komisionin kundër korrupsionit.

“Anëtarësimi në NATO për shtetin tonë do të thotë paqe е brendshme, e qëndrueshme dhe kontribut për paqen në Ballkan si dhe mundësi për zhvillim ekonomik, gjë që qytetarët e presin me vite. Është shprehur interes nga më shumë investitor të huaj për hyrje në shtet, pas hapjes së perspektivave atlantike. Jemi të inkurajuar nga përfaqësuesit e lartë të BE-së se nëse tregojmë zbatim të reformave thelbësore, pritjet që vendi ynë në qershor të marrë datë për fillim të negociatave me BE-në, janë reale.  Ky është motivim për institucionet që të tregojnë rezultate. Përcaktimi im është që si Qeveri të mbetemi të përqendruar drejt këtyre qëllimeve. Pres rezultate më të mëdha në planin ekonomik për qytetarët“, tha kryeministri Zaev.

Në takimin e kryeministrit Zaev me ambasadoren britanike Gallouej është biseduar se Ballkani mbetet në fokusin e Mbretërisë së Bashkuar dhe suksesi diplomatik në Republikën e Maqedonisë është shembull për kontribut në stabilitet dhe siguri, në rajon dhe në korniza më të gjëra.

Është shprehur pajtueshmëri se ekzistojnë mundësi të mëdha për thellimin e bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar në pjesën e tregtisë dhe ekonomisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button