Gazetari nuk duhet të paragjykojë për fajin

Burimi: KriThink

Teksti që i nënshtrohet këtij recensioni është kryesisht komentues. Në të mungojnë informacionet thelbësore. Në vend të kësaj, artikulli i referohet një statusi në “Facebook” dhe përmes tij thuhet se dikush ka bërë kriminalitet, ndonëse kjo nuk është vërtetuar.

Lajmi i plotë

Linku deri te artikulli origjinal: KRIM I RËNDË 19 MILIONË EURO NË FSPIM: BDI ka “marrë” 19,000,000 euro nga pensionistët – askush nuk e di se ku janë, do t’i kthejmë të gjithë!

Data dhe koha e publikimit: 27.01.2019

Data e recensionit: 29.01.2019

Recenzuese: Ana Anastasovska

Vetë titulli i tekstit është i diskutueshëm dhe problematik, gjegjësisht, është në kundërshtim me rregullat e gazetarisë. Në të thuhet se “BDI-ja ka marrë 19 milion euro nga pensionistët”. Në këtë mënyrë, paragjykohet faji dhe tregohet me gisht drejt një partie politike, që nuk është korrekte. Edhe sikur të jetë e vërtetë se BDI-ja ka bërë kriminalitet, nuk ka mundësi kjo të jetë bërë pa dijeninë e partnerit të koalicionit të asaj kohe, VMRO-DPMNE. Prandaj, faji nuk mund të drejtohet vetëm tek një parti. Pastaj, si fajtore, nuk mund të akuzohet e gjithë partia, por bëhet fjalë për funksionarë të caktuar të BDI-së. Por, edhe në këtë rast, ata nuk mund të shpallen fajtorë, derisa të mos dëshmohet kjo. Kur bëhet një tekst gazetaresk për ndonjë kriminalitet, për të cilin asgjë nuk është dëshmuar, gazetari duhet të jetë shumë i kujdesshëm dhe ta respektojë parimin e supozimit të pafajësisë. Kjo nuk është bërë në këtë artikull.

Që në fillim të artikullit BDI-ja akuzohet si fajtore dhe menjëherë përcillet statusi në “Facebook” i analistit Aleksandar Pandov:

Me gjithë këto vjedhje dhe hajdutëri me të vërtetë nuk e di se si ende funksionon shteti. Kanë vjedhur të gjithë të mëparshmit, por sikur kjo juntë askush dhe asnjëherë. Sikur bëhet fjalë për herë të fundit, garojnë se kush do të marrë më shumë. Këtë herë, 19.000.000 € ka marrë BDI-ja nga pensionistët, kurse ato do t’i kthejmë të gjithë, në frymën e “një shoqërie për të gjithë”. A ka fund kjo plaçkitje kombëtare dhe financiare?

I gjithë teksti përfundon me këtë koment. Në artikulli nuk tregohet se komenti është nxitur nga konferenca për shtyp e ministres për punës dhe politikë sociale, Milla Carovska, e cili njoftoi se 12 mijë punonjësve, të siguruar në Fondin për sigurim pensional dhe invalidor dhe pensionistët e ardhshëm, të cilët janë të përfshirë në sistemin dyshtullësh të pensioneve, për disa vite nuk u janë transferuar mjetet në shtyllën e dytë, me ç’rast secili prej tyre individualisht ka humbur rreth 400 mijë denarë.

Sipas saj, kjo ka ndodhur në periudhën 2007 – 2018. Gjatë kësaj periudhe, si transmetuan një pjesë e mediave, në pozita udhëheqëse në fondin pensional kanë qenë funksionarë të BDI-së. Ministrja Carovska në konferencën për shtyp nuk deshi të komentojë se cila është arsyeja për mostransferimin e mjeteve të të siguruarve dhe kush është përgjegjës për këtë. Carovska tha vetëm se të gjitha dokumentet do të dorëzohen në Prokurorinë Publike.

Prandaj, gazetari nuk mund të thotë asgjë me siguri derisa gjykata të dëshmojë se kush është fajtor për këtë krim, për të cilin ka indikacione në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale.

Teksti është manipulues dhe ka për qëllim ta njollosë një parti konkrete politike, pa asnjë dëshmi, gjë që është e palejueshme në gazetarinë profesionale. Ekzistojnë indikacione, gazetari mund t’i transmetojë ato, e po ashtu mund të përcjellë edhe komente, por jo edhe të pretendojë se dikush është fajtor. Për këtë ka gjykata dhe prokurori.

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button