Ministri gjerman, Rot: Zaev dhe Cipras rrezikuan shumë dhe arritën marrëveshje historike

Zgjidhja e kontestit të emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë është shembull për zgjidhje të paqshme të konfliktit mes partnerëve evropian, kështu deklaroi ministri shtetërorë i Gjermanisë për Evropë, Mihael Rot në intervistë për “Velt”, transmeton Portalb.mk.

“Kush deri tani mund të konsideronte se është e mundur marrëveshje për kontestin 27-vjeçar për emrin mes Maqedonisë, në të ardhmen Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë? Politikanë të guximshëm, të angazhuar nga të dy palët me angazhim personal arritën diçka historike. Në ndërkohë edhe Parlamenti i Maqedonisë edhe i Greqisë e kanë ratifikuar Marrëveshjen e Prespës për zgjidhjen e kontestit të emrit. Debatet që i paraprijnë votimit në Shkup dhe Athinë ishin kontroverse. Emocionet nacionale ishin të ashpra, u krijua frikë. Kryeministrat Zaev dhe Cipras rrezikuan shumë politika  dhe arritën shumë për shtetet e tyre dhe gjithë rajonin”, tha Rot.

Ai shtoi se për Shkupin edhe më tej të vazhdojë të hapërojë në rrugën e reformave të filluara dhe perspektiva e BE-së të bëhet konkrete.

LEXO: Mihael Rot: Tani është koha që BE-ja ta shpërblejë Maqedoninë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button