Aleksander Ceferin është rizgjedhur president i UEFA-s

Aleksander Ceferin, është rizgjedhur si presidenti i UEFA-s në votimin e bërë në Kongresin e 43-të të Zakonshëm të UEFA-s, raporton Anadolu Agency (AA).

Kongresi i 43-të i Zakonshëm i UEFA-s, ku u zhvillua edhe votimi për presidentin e kësaj organizate, u organizua në kryeqytetin e Italisë, Romë.

Ceferin i cili është rizgjedhur për një mandat të dytë, ishte kandidati i vetëm. Ai do të jetë në këtë detyrë deri në vitin 2023.

Ai u zgjodh në kongresin e jashtëzakonshëm të shtatorit të vitit 2016, pasi Michel Platini ishte përjashtuar nga ana e FIFA-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button