VMRO Popullore dhe BDC me kandidat të përbashkët në zgjedhje presidenciale, në lojë janë Georgievski, Rafajllovski dhe Trendafillov

VMRO Partia Popullore e Lupço Georgievskit dhe Bashkimi Demokratik Civil (BDC) e Petar Kolevit janë në bisedime që në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të marrin pjesë me kandidat të përbashkët, njofton PlusInfo nga burime partiake, transmeton Portalb.mk.

Sipas analizave të tyre, nga emrat që përmenden në opinion, realisht deri tani nuk ka kandidat të djathtë për funksionin shef i shtetit. Për këtë shkak, VMRO Popullore dhe BDC negociojnë që në zgjedhjet presidenciale të garojnë me kandidat nga origjina e djathtë.

Sipas burimeve të PlusInfo, kandidati i përbashkët do të zgjedhet mes kryetarit të VMRO Popullore dhe themeluesit të VMRO-DPMNE-së, Lupço Georgivski, profesori i Fakultetit Elektronik dhe ish-ambasador i Maqedonisë në Gjermani, prof.. Goran Rafajllovski dhe ish-zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Qeveria e Georgievskit, Gjorgji Trendafillov, i cili për momentin është kryesues i Komitetit Nacional të BDC-së.

Deri tani nuk ka informata se a është menduar në ndërkohë Georgievski, sepse ai kohës së fundit në një intervistë televizive tha se VMRO Popullore nuk mendon të merr pjesë në zgjedhjet presidenciale, por se partia do të merr pjesë në zgjedhje eventuale të parakohshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button