Buxheti i MASH-it për vitin 2019: Rritje e pagave për 5% në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës (MASH), Arbër Ademi sot në takimin joformal me gazetarët, ka njoftuar buxhetin për vitin 2019-të, me të cilit parashihet rritje e pagave për 5 për qind në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë. Siç njoftoi Ademi, krahasuar me vitin 2018-të kemi rritje të buxhetit për bllok dotacione dhe për investime kapitale. Këtë vit nuk parashihet korrigjim i librave, pasi që në procedurë është shqyrtimi i përpilimit të plan programeve mësimore për gjuhë të huaja, transmeton Portalb.mk.

Ministri Ademi njoftoi se rritja e pagave do të bëhet nga muaji shtator i 2019-s.

“Mjetet që parashihen me buxhetin parashohin edhe rritje të pagave. Për vitin 2019-të planifikojmë rritje të pagave për 5 për qind, edhe atë për arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë”, tha Ademi.

Buxheti i MASH për vitin 2019-të me fusha të caktuara:

Financim të arsimit fillor dhe të mesëm: 16.3 miliardë denarë;
Bllok dotacione: 14.4 miliardë denarë;
Infrastrukturë të objekteve të arsimit të lartë: 6.45 miliardë denarë;
Investime kapitale në arsimin fillor dhe të mesëm (ndërtim /rinovim i shkollave): 2.4 miliardë denarë;
Për shkencë: 415 milionë denarë;
Për standardin e nxënësve dhe student: rreth 1 miliardë e 112 milionë denarë (bursa, çmime shtetërore) dhe
Për programe arsimore dhe shkencore: 312 milionë denarë.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi. Foto: Borçe Popovski, Kolektif.mk

Ministri Ademi njoftoi se krahasuar me vitin 2017-të, në vitin 2019-të do të kemi rritje të bllok dotacioneve për 1.4 miliardë denarë.

“Nëse i krahasojmë mjetet vetëm për bllok dotacionet nga viti 2017 deri në vitin 2019, mund të shohim se kemi rritje të mjeteve për bllok dotacione për rreth 1.4 miliardë denarë. Rritje të mjeteve për bllok dotacione ka edhe nëse e bëjmë krahasim me vitin 2018. Atëherë kemi pasur 13.8 milionë denarë, këtë vit kemi rreth 14.4 milionë denarë”, tha Ademi.

Ai ka njoftuar se 24 për qind nga shuma totale e buxhetit të MASH-it për vitin 2019-të do të shkojë për investime infrastrukturore në arsimin e lartë.

“Përveç rritjes së pagave nga shtatori, më lejoni që të ju informoj se janë paraparë edhe 6.45 miliardë denarë, apo 24 për qind e buxhetit total të MASH-it, për përmirësim të kushteve infrastrukturore, por edhe në formimin e organeve të reja dhe institucioneve të cilat dalin si obligime nga Ligjit për arsim të lartë”, tha Ademi.

Sa i takon investimeve kapitale në arsimin fillor dhe të mesëm, ministri Ademi njoftoi se krahasuar me vitin 2018, në vitin 2019 kemi 1 miliardë denarë më shumë mjete.

LEXO: Të dhënat e detajuara të MASH-it: Këto janë investimet në arsim për vitin 2019 (INFOGRAFIK)

Takimi joformal me gazetarë në MASH. Foto: Borçe Popovski, Kolektif.mk

Meqë javën e kaluar Qeveria e Maqedonisë e ka obliguar MASH-in, për realizim të listës së konvikteve studentore për investim me prioritet, sot Ademi njoftoi se kjo procedurë ende është në fazë iniciale, dhe se me Ministrinë e Financave janë duke i vlerësuar konviktet studentore ku duhet të investohet.

Për analizën e UECD – UNICEF-it, siç njoftoi ministri Ademi është duke u realizuar plan aksionar në të cilin do të përfshihen rekomandimet dhe vërejtjet që ky grup vlerësues i ka nxjerrë pas realizimit të analizës që e ka bërë në shkollat e fillore dhe të mesme. Ministri Ademi njoftoi se versioni final i kësaj analize do të publikohet në fund të muajit shkurt. Një gjetje e veçantë që është, për të cilën ministria pararendëse MASH-it pati sjellë vendim për shkurtim të orëve mësimore, del se

“Në krahasim me shtetet tjera, në Maqedoni numri i orëve mësimore është më i vogël”, tha ministri aktual Arbër Ademi.

Në fushën e arsimit të mesëm, bëhet përpjekje që në bashkëpunim me Bankën Botërore, me “British Kancëll” (Këshilli Britanik), dhe në kuadër të projektit zviceran “Arsim për punësim”, janë duke u realizuar plan programe të reja mësimore, me qëllim të modernizimit të arsimit të mesëm profesional dhe të ngritjes së kuadrit, me arritjen e shkathtësive që kërkohen në tregun e punës dhe plotësimin e nevojave të shoqërisë sipërmarrëse.

Takimi joformal me gazetarë në MASH. Foto: Borçe Popovski, Kolektif.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button