Kuvendi i Greqisë ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Me 153 vota për, 140 kundër dhe një abstenim, Parlamenti i Greqisë sot, pas gati 11 orë debati, ratifikoi Protokollin e Anëtarësimit në NATO, njofton Portalb.mk.

Ndryshe, Greqia e para ratifikoi Protokollin për anëtarësim në NATO të Maqedonisë. Ndërsa dje Komisioni kuvendor për mbrojtje nacionale dhe politikë të jashtme në Greqi, filloi të diskutojë për ratifikimin. Pas ratifikimit në Kuvendin grek, vendi edhe zyrtarisht do të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut.

Me këtë menjëherë fillojnë edhe obligimet e Qeverisë për të zbatuar Ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës. Qeveria me shkresë duhet t’i njoftojë të gjitha organizatat dhe forumet ndërkombëtare por edhe vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara se Republika e Maqedonisë nga ai moment do të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut. Do të kërkohet që emri i ri të përdoret edhe nga 130 shtetet të cilat e njohin Maqedoninë sipas emrit Kushtetues.

Menjëherë do të fillojë të punojë grupi qeveritar ndër-resor. Në afat prej shtatë ditëve pas ratifikimit të Protokollit duhet të takohet dhe të përgatisë plan nacional aksionar për zbatimin e obligimeve të Marrëveshjes. Më pas duhet ta vëzhgojë edhe zbatimin e tyre. Do të ndryshohen tabelat në kalimet kufitare në përfaqësitë konsullore-diplomatike si dhe në hyrjet e institucioneve.

LEXO: Historike, në Bruksel u nënshkrua Protokolli për anëtarësim të Maqedonisë në NATO (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button