Donis Avdijaj është nxjerrë në shitje nga Willem II

Reprezentuesi i Kosovës duket se do të mbetet pa ekip në këto ditë të muajit shkurt.

Është shumë e paqartë nëse Donis Avdijaj mund të kthehet në Willem II pasi që thuhet se lojtari është vënë në shitje, transmeton Telegrafi.

Sulmuesi 22-vjeçar po qëndron në Gjermani dhe po përpiqet të gjejë strehë diku tjetër. Tregu rus është ende i hapur.

Klubi i Tilburgit dërgoi futbollistin përsëri në vendlindje sepse nuk është i aftë për të trajnuar ose për të luajtur ndeshje. Një dëmtim në gjunjë e pengoi atë të ndiqte programin e zakonshëm të stërvitjes.

Më parë, Avdijaj, me tre lojtarë të tjerë gjermanë, tashmë ishin hequr nga përzgjedhja e trajnerit Adrie Koster, shkruan “Brabants Dagblad”.

Ai deri më tash ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar gjashtë herë në 19 paraqitje në të gjitha garat. Kartoni i tij, vlerësohet rreth dy milionë euro.

Avdijaj karrierë ka bërë edhe te Schalke, Roda e Sturmi i Grazit. Ai në vitin 2017 ka debutuar me Përfaqësuesen e Kosovës dhe deri më tash ka gjashtë ndeshje të zhvilluara dhe dy gola të shënuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button