U miratua Ligji, hyri në fuqi pozita zëvendësdrejtor i ndërmarrjeve publike

Dje në Kuvendin e Maqedonisë është miratuar ligji për plotësim dhe ndryshim të Ligjit për ndërmarrje publike, me çka hyn në fuqi pozita e zëvendësdrejtorit të ndërmarrjeve publike, transmeton Portalb.mk.

Ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për ndërmarrje publike ka ardhur me iniciativë të deputetëve të shumicës parlamentare, Aleksandar Kiracovski, Rexhail Ismaili, Bllagojçe Trpevski dhe Jusuf Hasani.

Përveç Ligjit për ndërmarrje publike, në rend dite të seancës së djeshme plenare, e 77-ta me radhë ka qenë edhe propozim – Ligji për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesit, i propozuar nga më shumë deputetë, por që i njëjti është tërhequr.

Të bashkangjitur me flamurin evropian, në rend dite të seancës së 77-të, në lexim të parë kanë kaluar edhe propozimi i Ligjit për kundërvajtje, për këshill gjyqësor, për çështje administrative, për parashtrim të sanksioneve, për ndryshim dhe plotësim të Ligjit të gjykatave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button