Kapadokya, bukuria që patjetër të vizitohet (Foto/Video)

Kapadokya është shtëpia e balonave, bukuria e maleve me gurëz dhe hotelet nëpër shpella. Kapadokya është mrekulli e gjitha por ne ju prezentojmë vetëm disa nga bukuritë që ju duhet t’i dini, dhe që nesër t’i vizitoni, transmeton Telegrafi

1. Lugina e luleve
është vendi që më shumë vizitohet në këtë vend të Turqisë së mesme. E qasshme nga të gjithë, edhe me ecje. Forma dhe ngjyra laramane e maleve janë mahnitëse dhe kanë pamje të mrekullueshme prej balonave që gjithashtu janë shenjë njohëse për Kapadokya.

Photo Credit: www.aydinligoremetravel.com

2. Qyteti ndërtokësor – Derinkuyu
është qytet me shtatë nivele ndër tokë. Ka disa dhoma në formë shpelle. Kur të jeni atje poshtë, vetëm shikojeni lartë, për të parë më mirë mrekullinë e shkëmbinjëve. Nuk preferohet për personat me klaustrofobi.

3. Muzeu në qiell të hapur – Göreme
Ky muze në qiell të hapur është i mbrojtur prej UNESCO-s si pasuri botërore. Sipas ciceronëve, këtë vend mund ta shihni mirë vetëm për dy orë. Ka më shumë bukuri për të ndarë më pak kohë.

Photocredit: rail.cc

4. Muzeu në qiell të hapur – Zelve
Më herët është përdorur si vendbanim fetar por pas një kohe është përdorur si fshat e pastaj si muze në qiell të hapur.

Photocredit: aydinligoremetravel.com

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button