Ruskovska: PSP duhet të jetë repart i veçantë i Prokurorisë Publike, “bombat” duhet të vlejnë

Kryetarja e Prokurorisë për Krim të Organizuar, Vilma Ruskovska konsideron se Prokuroria Speciale Publike duhet të jetë si repart i veçantë i Prokurorisë Publike, transmeton Portalb.mk.

Megjithatë, ajo konsideron se vendimi i  fundit e Gjykatës Supreme në lidhje me PSP-së është ligjërisht i paautorizuar.

“Ajo që e bën është ligjërisht e paautorizuar. Gjykata Supreme sipas ligjit nuk ka të drejtë të intеrpretojë ligj ose nen të ligjit. Sipas legjislatives së tanishme, atë kompetencë e ka komisioni ligjvënës juridik në Kuvend. Gjykata Supreme mund të miratojë qëndrim parimor vetëm për aplikimin e ndryshëm të një ligji, për shembull, gjykata të ndryshme, ndryshe e interpretojnë një ligj, atëherë Gjykata Supreme duhet të miratojë qëndrim parimor vetëm si duhet të veprojë, deklaroi Ruskoska në emisionin “Peçat na nedellata” të 1TV.

Për atë se bombat që do të arrijnë në Gjykatën Supreme a do të shpallen për të pavlefshme, Ruskoska tha se sipas hapave të fundit nga Supremja, nuk do të çuditej nëse bëhet kjo.

“Qëndrimi i Komisionit të Venedikut është se ato mund të përdoren si dëshmi materiale. Keq do të jetë edhe për PSP-në edhe për shtetin nëse shpallen së dëshmi të pavlefshme”, tha Ruskoska duke shtuar se edhe pse incizimet janë të furnizuar në mënyrë jolegale, megjithatë duhet të përdoren si dëshmi, sepse janë në interes të hetimit.

Ndryshe, me shumicë të votave më 30 janar, gjykatësit suprem kanë miratuar vendim se hetimet e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), të cilat i ka hapur pas 30 qershorit të vitit 2017-të, nuk munden të vazhdojnë më tej. Hidhen poshtë hetimet për regjistrimin e popullsisë kundër liderit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe të arratisurit ish kryeministrit Nikolla Gruevski, hetimi “I fuqishmi” kundër deputetit Antonio Milloshoski, “Pacienti” kundër zv/kryeministrit Bujar Osmani, “Dizajni” për autobusët kinezë dhe të tjera.

Prokurorisë Speciale i janë marrë edhe hetimet “Perandoria”, “Talir” dhe “Banka e Postës” dhe i kthehen Prokurorisë Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, prej ku paraprakisht janë marrë. Në fakt, të gjitha hetimet e marra nga Prokuroria e rregullt janë kthyer nga Katica Janeva te shefja e Prokurorisë Themelore Publike, Vilma Ruskoska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button