Maqedoni, me regullativën e re do të rritet siguria në internet

Ministria e Shoqërisë Informative dhe Administratë është duke përgatitur Ligj për siguri në rrjete dhe sisteme informative. Në arsyetimin e publikuar në Regjistrin e vetëm nacional elektronik thuhet se rrjeti dhe sistemi informativ, dhe para se gjithash interneti, luajnë rrol kryesor në lehtësimin e lëvizjes ndërkufitare të mallrave, shërbimeve dhe njerëzve, transmeton Portalb.mk.

Për shkak të natyrës transnacionale, prishjet e këtyre sistemeve, pa dallim se a janë të qëllimshme ose jo dhe pa marrë parasysh se ku ndodhin, mund të ndikojnë edhe ndaj Maqedonisë. Për atë, siguria e rrjeteve dhe sistemeve informative janë thelbësore për funksionimin e pandërprerë të tregut të brendshëm. Duke pasur parasysh se në Maqedoni mungon regulativa juridike në këtë fushë, ka nevojë për përgatitjen e këtij ligji. Shtesë, me të njëjtin transponohet Direktiva (BE) 2016/1148 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit nga 6 korriku 2016 në lidhje për shkallë të lartë të përgjithshme të sigurisë së rrjetit dhe sistemit informativ nëpër Bashkim, gjegjësisht nëpër Derektivë”, thuhet në arsyetim.

Si qëllim kryesor i propozim ligjit theksohet menaxhimi efikas me sfidat e sigurisë së rrjeteve dhe sistemeve informative në Republikën e Maqedonisë, në kuptim të kapaciteteve minimale për ndërtimin dhe planifikimin, shkëmbimin e informacioneve, bashkëpunimin dhe kërkesat e përbashkëta të sigurisë nga fusha e Teknologjisë Informative.

Ndryshe, në Maqedoni zhvillohet projekti “Liria në internet” i Fondacionit Metamprfozis, që është i financuar nga Oda e avokatëve amerikanë (ABA ROLI) si dhe nga Shoqata për Komunikime Progresive (APC) si pjesë e projektit për mbështetje, promovim, formësim dhe pëkrhaje të lirisë në internet, që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave të njeriut në internet, si dhe prezantimit të rezultateve të matjeve të nivelit të hapjes së institucioneve nga projekti “Rrjeti për llogaridhënie, teknologji dhe institucione të hapura në Evropën Juglindore”, të mbështetur nga BE-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button