Prioritet në strategjinë për bashkëpunim me BERZH do të jetë “ekonomia e gjelbër”

Mbështetja e aftësisë konkurruese, forcimi i lidhjes rajonale dhe mbështetje për “ekonomin e gjelbër” janë tre prioritetet ku do të orientohet Strategjia e re për bashkëpunimin e vendit me Bankën evropiane për rindërtim dhe zhvillim (BERZH) në periudhën 2019-2023. Kjo u theksua në takimin e sotëm ndërmjet Ministrit të financave Dragan Tevdovski dhe delegacionit të Bordit të Drejtorëve të BERZH, i udhëhequr nga Frans Vickrs, drejtor i konstituencës holandeze ku anëtare është edhe Maqedonia, njofton Meta, transmeton Portalb.mk.

Në takim u theksua se Strategjia e re do të përfshijë projekte të cilat përmes zhvillimit të infrastrukturës së transportit dhe energjisë do të sigurojnë lidhje më të mirë rajonale. Gjithashtu, do të parashikohen projekte që do të mbështesin aftësinë konkurruese të sektorit privat, duke mbështetur kështu në mënyrë plotësuese rritjen ekonomike.

Prioritet në strategjinë katërvjeçare, për bashkëpunim me BERZH, do të jetë “ekonomia e gjelbër”. Kjo nënkupton projekte që synojnë rritjen e kapaciteteve të energjisë së rinovueshme, rritjen e efikasitetit energjetik dhe efikasitetit të resurseve si dhe përmirësim të infrastrukturës mjedisore në nivel lokal dhe komunal.

Delegacioni i BERZH-it nga 5 deri më 8 shkurt është në Maqedoni, ndërsa këto vizita janë të rregullta dhe zhvillohen çdo dy deri në katër vjet, në çdo vend ku BERZH punon. Vizitat e këtilla u mundësojnë drejtorëve të njihen me zhvillimet politike dhe ekonomike, si dhe projektet aktuale dhe të ardhshme në kuadër të bashkëpunimit mes vendit dhe BERZH.

BERZH deri tani ka miratuar 115 projekte në Maqedoni, me një shumë totale prej 1.85 miliard euro. Prej tyre 85 për qind janë projekte në sektorin publik, ndërsa pjesa tjetër janë për mbështetje të sektorit privat. Portofoli aktiv i bankës për momentin është 792 milionë euro, nga të cilat 78 për qind janë investuar në sektorin e infrastrukturës, 10 për qind në energji, tetë për qind në sektorin financiar, ndërsa pjesa tjetër në industri, tregti dhe agrobiznes.

Banka merr pjesë në financimin e projekteve të mëdha në vend, si riparimi dhe rehabilitimi i linjës hekurudhore përgjatë korridoreve 8 dhe 10, Programi i rrugëve kombëtare, ekspres rruga Shtip-Radovish, ndërtimi i centralit fotovoltaik Osllomej, interkoneksioni 400 kW Maqedoni – Shqipëri, prokurim i autobusëve ekologjikë për Qytetin e Shkupit etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button