Policia rumune arreston italianin që me diplomë false të Kosovës punonte si kirurg plastik

Policia kufitare rumune ka arrestuar Matteo Politin në një tren në kufirin rumun-hungarez të mërkurën nën dyshimet se ka punuar si kirurg plastik në disa klinika private në Bukuresht.

Politit, 38 vjeçar, i cili ka punuar me emrin Matthew Mode. Kolegji i Mjekëve tha të martën se nuk ia kishte lëshuar licencën për punë, transmeton Klan Kosova.

Ndërkohë që, autoritetet rumune të shëndetit, të cilët gjithashtu duhet t’i lëshojnë një leje të veçantë mjekëve, thonë se atij i është dhënë një e tillë në mars të vitit 2018 pasi kishte dorëzuar një diplomë të rreme duke pretenduar se ai ishte kualifikuar si doktor në Kosovë.

Gazeta Libertatea raportoi se një infermiere pati dyshime për italian  duke thënë se ai nuk dinte të lante duart apo të vinte ndorëza kirurgjikale siç duhet. Në një rast, një infermiere tjetër raportoi se implanti i gjirit zgjati katër orë në vend të një ore.

Sipas njoftimeve, Politi kishte punuar si kirurg plastik në një numër klinikash private në kryeqytetin rumun për rreth një vit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button