Papa Françesku i gatshëm të ndërmjetësojë në krizën e Venezuelës

Papa Françesku deklaroi se ka pranuar një letër nga presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, duke porositur se Vatikani është i gatshëm të ndërmjetësojë për krizën në Venezuelë nëse të dyja palët e kërkojnë, raporton Anadolu Agency (AA).

Papa në bisedën me gazetarët në avionë gjatë kthimit nga Abu Dhabi theksoi se megjithatë ende nuk e ka lexuar letrën.

Maduro të hënën deklaroi se Papës i ka dërguar një letër, duke kërkuar prej tij ndihmë në procesin e lehtësimit dhe përforcimit të dialogut mes palëve në Venezuelë.

Papa Françesku theksoi se do të bëjë gjithçka është në fuqinë e tij që të ndihmojë njerëzit në Venezuelë.

“Do të lexoj letrën dhe të shoh se çka mund të bëjë, por kushti i parë është që të dyja palët këtë ta kërkojnë. Ne kemi vullnet”, tha Papa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button