Arabia Saudite lansoi satelitin e parë të komunikimit

Arabia Saudite lansoi sot me sukses satelitin e saj të parë të telekomunikacionit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lansimi i satelitit u bë nga qendra hapësinore Guajana Franceze ndërsa siç shkruan agjencia saudite e lajmeve SPA, sateliti peshon rreth 6.5 ton dhe me një jetëgjatësi prej 20 vjetësh.

“Me përdorimin e teknologjive të avancuara, sateliti do të mund të ofrojë shërbime shumë më të sigurta të komunikimit për rajonin MENA, Evropë, Afrikë dhe Azi Qendrore”, thotë SPA.

Siç thuhet, sateliti saudit është ndërtuar me mbështetjen e prodhuesit amerikan të pajisjeve hapësinore Lockheed Martin në bashkëpunim me Qytetin për Shkencë dhe Teknologji të Arabisë Saudite, “Mbreti Abdulaziz”.

“Lansimi i suksesshëm i këtij sateliti është hapi i parë në partneritetin tonë me Qytetin për Shkencë dhe Teknologji ‘Mbreti Abdulaziz’, që ka për bazë inovacionin, shkencën dhe zhvillimin teknologjik”, tha Richard Edwards, zëvendëspresident ekzekutiv i Lockheed Martin International.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button