iPod Nano, në shitje në fund të shtatorit

Faqja gjermane iFun ka thënë se anëtarët e çmimit Shell Germany të cilët kanë zgjedhur që për shpërblim të marrin versionin e ri të iPod Nano, nuk do të kenë mundësi ta marrin atë në kohën që ata duan.

Kjo, pasi që ata kanë marrë një letër në të cilën thuhet se për shkak të rrethanave të papritura do të ketë një shtyerje derisa versioni i ri i iPod Nano të vijë në fund të muajit shtator.

A do të thotë kjo se përveç iPod Nano, Apple ka përgatitur të lansojë edhe produkte të reja në ngjarjen e saj të 12 shtatorit, pasi që zakonisht kompania bën shumë bujë në ngjarjet e saj mediale me shumë produkte të reja të cilat i prezanton./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button