FSSH: Do të bëhet refundimi i mjeteve për miellin pa-gluten për fëmijët e prekur me sëmundjen e Celiakisë

Për shkak të mungesës së miellit pa-gluten nëpër barnatore si dhe nga reagimi i personave të siguruar që nuk mund ta realizojnë të drejtën e miellit pa-gluten me anë të recetave që i mbulon Fondi, Fondi për Sigurim Shëndetësor njofton:

Pacientët që janë furnizuar privatisht me miellin pa-gluten gjatë muajit janar dhe shkurt 2019 nga cilido qoftë vend shitës, do mund t’i refundojnë mjetet nga Fondi në vlerë të çmimit referent.

Për ta realizuar të drejtën e refundimit të mjeteve për miellin pa-gluten, të siguruarit do të duket të parashtrojnë Kërkesë te njësitë rajonale e Fondit së bashku me këto dokumente: Recetën, Raport nga mjeku specialist ose mendimin konziliar që është në pajtueshmëri me diagnozën ku përcaktohet nevoja e shfrytëzimit të miellit pa-gluten dhe llogarinë fiskale.

Deri sa të arrihet një zgjedhje e përhershme, Fondi me anë të refundimit të mjeteve do ta tejkalojë problemin e përkohshëm me të cilin ballafaqohen të siguruarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button