Pritet suspendim i profesorit Sh.Xh i cili dyshohet se abuzoi seksualisht me nxënësen 16 vjeçare

Komuna e Drenasit, ka marr vendim që të suspendojë profesorin Sh.Xh. i cili dyshohet se abuzoi seksualisht nxënësen e tij 16 vjeçare.

Klan Kosova merr vesh se pas pak kryetari i komunës Ramiz Lladrovci do të jap urdhërin për të suspenduar profesorin Sh.Xh i cili në gjimnazin ”Gjergj Kastrioti-Skenderbeu” jep lëndën e Teknologjisë Informative.

Më 14 shtator të vitit 2016, asokohe 16-vjeçarja kishte denoncuar një rast të veprës penale “keqpërdorim seksual” në Policinë e Kosovës, në Stacionin Policor në Drenas.

Në vend të gjetjes së ndihmës, ajo ka gjetur një “padron” skllavërues policor. V. V., i cili ishte në detyrë. Keqpërdoruesi ishte arsimtari i saj, Sh. Xh, njofton Klan Kosova.

Nryshe nxënësja nën moshën 16-vjeçare nga Drenasi, kishte shkuar në polici për të denoncuar profesorin e saj. Por, në vend të gjetjes së ndihmës, ajo ka gjetur një “padron” skllavërues policor. Pas marrjes së deklaratës, fotografimit të zhveshur të viktimës dhe ekspertizës mjekoligjore, hetuesi V.V., nën kërcënim dhe shantazh e kishte detyruar të bënte seks me të. Pas shfrytëzimit seksual për më shumë se një vjet, vajza kishte mbetur shtatëzënë. Hetuesi, e kishte detyruar vajzën ta abortonte në klinikën e gjinekologut, Fehmi Ahmeti në Prishtinë. Historia e dhunës ka marrë fund të martën kur hetuesi është arrestuar. Prokuroria është informuar për rastin nga Insajderi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button