Ligji për gjuhët, Sekretariati i Përgjithshëm do të shpall thirrjen për drejtor të Agjencisë

Thirrjen publike për drejtor të Agjencisë për Përdorimin e Gjuhës Shqipe siç njoftoi zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Muhamed Hoxha do ta shpall Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

“Formimi i Agjencisë del nga Ligji për përdorimin e gjuhëve. Në seancën e djeshme të Qeverisë së Maqedonisë është diskutuar në lidhje me emërimin e drejtorit të Agjencisë dhe u konstatua bashkërisht që drejtori të zgjidhet nëpërmjet konkursit publik, kurse Sekretariati i Përgjithshëm obligohet për obligimin e konkursit”, tha Hoxha.

Përndryshe, formimi i Agjencisë parashihet me Ligjin për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni, që ka për detyrë të zbatojë gjuhën të cilën e flasin më së paku 20 për qind e qytetarëve të Maqedonisë – gjuhës shqipe. Në përbërje të Agjencisë do të ketë drejtor, përkthyes të autorizuar gjyqësorë, linguistë, filologë të diplomuar dhe lektorë të licencuar të gjuhës shqipe.

Neni 18 i Ligjit thotë:

“Për realizimin e qëllimeve të këtij ligji, për promovimin, mbrojtjen dhe zbatimin e barabartë të gjuhës zyrtare që e flasin së paku 20% e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe alfabetit të saj, themelohet Agjencia për Zbatimin e Gjuhës që e Flasin së paku 20% e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë me cilësinë e personit juridik, kompetente për standardizimin dhe përdorimin e barabartë të gjuhës të cilën e flasin së paku 20% e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe alfabetit të saj me trupat ndihmëse për mbështetjen e institucioneve, si dhe të gjitha institucioneve tjera. Drejtorin e Agjencisë e zgjedh Qeveria e Republikës së Maqedonisë me thirrje publike të shpallur paraprakisht, me mandat prej 4 vitesh me të drejtë rizgjedhjeje. Në Agjenci, krahas përkthyesve të autorizuar gjyqësorë punësohen edhe linguistë dhe filologë të diplomuar të gjuhës shqipe, si dhe lektorë të licencuar. Drejtori e përfaqëson Agjencinë, udhëheq me punën e saj, i kryen punët e përcaktuara me këtë ligj dhe miraton program vjetor për punën e Agjencisë. Drejtori paraqet raport për punën e Agjencisë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së paku një herë në vit deri më 31 mars në vitin rrjedhës për vitin paraprak. Mjetet për punën dhe funksionimin e Agjencisë sigurohen nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë”.

Përndryshe, Ligji për përdorimin e gjuhëve ka hyrë në fuqi, dhe zbatimi i të njëjtit, në tabelat e institucioneve të pushtetit qendror dhe të institucioneve të vetëqeverisjes lokale e vendkalimet kufitare ku përbërja e popullsisë është 20 për qind shqiptarë, do të jenë edhe në gjuhën shqipe paralelisht me emrin e ri të shtetit, Republika e Maqedonisë së Veriut.

Përdorimi i emrit të ri të shtetit do të realizohet pas nënshkrimit të Prokollit për anëtarësim të Maqedonisë në NATO nga Greqia, e cila pritet të jetë më 8 shkurt të 2019-s.

Ndryshe, Ligji për Përdorimin e Gjuhëve parasheh që më së voni pas 6 muaj nga dita e hyrjes në fuqi të ligjit më 15 janar të 2019-s, të gjitha institucionet e pushtetit lokal ku më së paku 20% e qytetarëve janë shqiptarë. Nëse e njëjta nuk ndodh me tabelat deri pas gjashtë muajve, dhe me aktet nënligjore deri pas një viti, parashihet gjobë deri më 5.000 euro për institucionet, kurse 1.500 euro për personat përgjegjës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button