“Ti je një luledielli” dhuroi 62.000 euro pajisje për Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup

Donacion për pajisje spitalore dhe aparaturë për repartin e Onkohematologjisë nga Fondacioni “Ti je luledielli – You are a Sunflower” ka fituar Klinika për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup. Donacioni është me lartësi prej 62.000 euro dhe është rezultat i mjeteve të mbledhura nga individët të cilët i blejnë bluzat e fushatës “Macedonia You are a Sunflower”, njofton Portalb.mk.

Ministri i Shnëndetësis Venko Filipçe tha se fondacioni është me seli në Shqipëri, por ky donacion ka treguar se si mund të ndryshohen gjendjet kur ka bashkëpunim mes dy shteteve.

“Në emrin tim dhe të Ministrisë së Shëndetësisë shpreh kënaqësi të madhe për kontributin tuaj të rëndësishëm për avancimin e kushteve spitalore në repartin për Onkohematologjisë në Klinikën Universitare për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup, ku janë të vendosur dhe po mjekohen fëmijët e sëmurë nga kanceri. Ju tregoni se me dëshirë të sinqertë dhe duke përfshirë numër të madh të individëve me të vërtetë mund të bëhen ndryshime pozitive në këtë shoqëri tonë”, deklaroi ministri Filipçe.

Në ngjarje mori pjesë edhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi i cili tha se Kjo është gjëja më e vogël që mundeshin ta bëjnë për këtë fushatë, gjegjësisht ta përkrahin, ndërkaq me këtë ai thotë se legjislacion i cili do të përshtatet dhe përpilohet çdoherë do të ketë një moto të vetme – njeriu para së gjithash dhe mbi të gjitha.

“Kur ju drejtuan Kuvendit që të bashkëngjitemi në këtë fushatë, pranuam pa hezitim, u veshëm në bluzat me logon e tyre me qëllim që të dërgojmë mesazh te të gjithë se të gjithë mund të bëhemi dielli i dikujt, të gjithë mund të rrezatojmë dhe të ngrohim me veprat dhe veprimet tona. Kur ju drejtuan Kuvendit që të bashkëngjitëmi në këtë fushatë, pranuam pa hezitim, u veshëm në bluzat me logon e tyre me qëllim që të dërgojmë mesazh te të gjithë se të gjithë mund të bëhemi dielli i dikujt, të gjithë mund të rrezatojmë dhe të ngrohim me veprat dhe veprimet tona. Kjo është gjëja më e vogël që mundeshim ta bëjmë për këtë fushatë. Ndërsa si shtëpi ligjvënëse, mundemi dhe do të bëjmë shumë më tepër. Me këtë rast kam ndërmend legjislacion i cili do të përshtatet dhe përpilohet çdoherë me një moto të vetme – njeriu para së gjithash dhe mbi të gjitha! Të gjithë meritojnë shëndetësi funksionale dhe të arritshme për të gjithë, të gjithë meritojnë kushte dinjitoze për jetë, mirëpo edhe kur janë sëmurë dhe shërohen”, tha Xhaferi.

Ndryshe, pajisja e re spitalore që është vënë në funksion përbëhet nga monitorë spitalorë, pompa për infuzion, ultrazë, aspiratorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button