Maqedonia sot fitoi “ulëse” në NATO, edhe katër hapa deri në të drejtë vote

Republika e Maqedonisë sot fitoi “ulëse” në NATO me nënshkrimin e Protokollit për anëtarësim. Kjo do të thotë që shteti do të marrë pjesë në të gjitha trupat e Aleancës me status “shtete e ftuar”, por edhe më tej pa drejtë vote, derisa formalisht nuk përfundon procesi anëtarësisë, shkruan “Meta”, transmeton Portalb.mk.

Protokolli për anëtarësim të Maqedonisë në Marrëveshjen e Uashingtonit tash duhet ta ratifikojnë 29 shtetet anëtare të NATO-s, formalisht, nëpërmjet referendumit apo votim në parlamentet e tyre, dhe në fund të dorëzohet në Departamentin e Shtetëror të SHBA-së, si kronikë e dokumentit origjinal të vitit 1949, me të cilin u formuar Aleanca Veri – Atlantike.

Prej sot, Maqedonia do të marrë pjesë në të gjitha mbledhjet e aleatëve. Ulja e parë në karrigen e NATO-s do të jetë në mbledhjen e ministrave të mbrojtjes së shteteve anëtare të NATO-s, që do të mbahet në Bruksel më 13 dhe 14 shkurt. Në prill, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov do të marrë pjesë në takimin ministror në Uashington, kurse kryeministri Zoran Zaev gjatë dhjetorit do të marrë pjesë takimin me shefat e shteteve dhe qeverive që do të mbahet në Londër, shtëpia e parë e shtabit të NATO-s, me rastin e 70-të vjetorit të themelimit të Aleancës Veri – Atlantike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button