Carovska: Mjetet për qytetarët janë këtu, zhdëmtimi ka filluar, në rend është Prokuroria

“Puna jonë është që ta mbrojmë sistemin, ndryshimet ligjore janë bërë, mjetet financiare për qytetarët janë këtu, zhdëmtimi ka filluar, gjithçka tjetër është e Prokurorisë Themelore Publike”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska përpara promovimit të “Databazës së Ekspertëve” në lidhje me rastin e Shtyllës së Dytë të Pensionit, njofton Portalb.mk.

Në lidhje me akuzat nga ana e BDI-së ndaj deklaratave të saj në opinion se do të padisin dhe nëse ka indikacione për funksionarët e tyre të cilët kanë qenë në atë periudhë, Carovska tha se Prokuroria ka punë që të hetojë.

“Që të mundemi të kemi shtet ligjor në Maqedoni, do të thotë që çdo organ duhet që ta kryejë punën e tij. Organin që e udhëheq unë ai zbaton politikë sociale dhe krijon politika sociale, ndërkaq ka organe kompetente dhe institucione të cilët janë për hetim, organet e përndjekjes etj., që duhet ta kryejnë punën e tyre që të mundemi të themi se punon sistemi”, tha Carovska.

Ndryshe, Prokuroria Publike ka nisur hetim lidhur me skandalin e Fondit Pensional. Nëntëmbëdhjetë milionë euro shteti do të duhet t’ua kthejë më shumë se 12.000 personave të siguruar, paratë për sigurim pensional të të cilëve, në 10 vitet e fundit nuk janë paguar në shtyllën e dytë pensionale, shtyllë që është e obligueshme dhe në të cilin personat e siguruar kanë llogari individuale te shoqëritë e sigurimit pensional. Paratë e personave të siguruar kishin mbetur në shtyllën e parë shtetërore, nga i cili financohet pagesa e pensioneve për pensionistët aktual, njoftoi ministrja Mila Carovska në konferencën për media në të cilën e zbardhi skandalin.

LEXO: Analizë: Qindra miliona euro në fondet private të pensioneve – si ruhen paratë e punonjësve të siguruar?
LEXO: Prokuroria e ftoi ministren Carovska për kallëzimin penal me pensionet në Fondin Pensional

LEXO: ASH: Kjo mund të jetë skema e Fondit për kthimin e parave në skandalin e pagesës së pensioneve
LEXO: Prokuroria ka hapur procedurë parahetimore në lidhje me skandalin e Fondit Pensional
LEXO: Osmani ju drejtohet mediave dhe politikanëve për skandalin me pensionet: të mos shkruhen të pavërteta
LEXO: Arsovski: Kush duhet ta bart përgjegjësinë për skandalin e Fondit Pensional dhe Invalidor, Carovska ose Zeneli?

LEXO: Artan Grubi: Carovska është më përgjegjëse për skandalin me pensionet
LEXO: SHGM-ja reagoi ndaj funksionarëve Osmani dhe Popovski: Të përmbahen nga kërcënimet ndaj mediave

LEXO: Skandali me pensionet, ministrja Carovska: Janë kompensuar kontributet për 4.926 të siguruar
LEXO: Sela: Nuk na u dha ta menaxhojmë që BDI-ja ta fshehë krimin
LEXO: MPPS do të dorëzojë padi penale për një “kryerës të panjohur”
LEXO: Skandal në Maqedoni: 12 mijë pensionistëve me vite s’u janë transferuar kontributet në shtyllën e dytë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button