Kryeprokurori Joveski i ka ftuar prokurorët për të diskutuar për lëndët e Prokurorisë Speciale

Pas vendimit të Gjykatës Supreme që t’ia marrë kompetencat Prokurorisë Speciale Publike në disa lëndë, kryeprokurori, Lubomir Joveski ka thirrur seancë të Kolegjiumit Profesional të Prokurorëve Publik të Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Seanca është ftuar në përbërje më të gjerë, gjegjësisht përveç prokurorit publik të Republikës së  Maqedonisë dhe Prokurorive Publike të Republikës së Maqedonisë do të marrin pjesë edhe prokurorët e lartë të Prokurorive të Larta dhe prokurori publik i Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion.

Në seancën e cila do të mbahet nesër do të shqyrtohet kërkesa për mendim nga kolegjiumi i Gjykatës Themelore Shkupi 1 për mendimin juridik të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë të miratuar më 30 janar të këtij viti. Njëkohësisht, temë e Kolegjiumit Profesional do të jetë edhe veprimi i mëtutjeshëm i lëndëve lidhur me përgjimet.

Gjykata Penale e Shkupit kërkoi nga kryeprokurori, Lubomir Joveski që të deklarohet se cila Prokurori në të ardhmen do të mundet që të veprojë si paditës i autorizuar në lëndët e dorëzuara nga Prokuroria Speciale Publike.

Nga Gjykata theksuan se, derisa të deklarohet prokurori publik nëse lëndët do të ngelen në kompetencë të PSP-së ose do të merren nga Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, Gjykata Themelore Shkupi 1 në të gjitha lëndë do të veprojë sipas dispozitës së Kodit Penal, ndërkaq për lëndët e PSP pas skadimit të afatit për të cilën ka dhënë mendim Gjykata Supreme, të cilat janë urgjente dhe të cilat nuk mund të anulohet, këshillat penal kompetent do të vendosin, me qëllim që të mos vijë deri te ndonjë zvarritje e panevojshme.

Ndryshe, me shumicë të votave më 30 janar, gjykatësit suprem kanë miratuar vendim se hetimet e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), të cilat i ka hapur pas 30 qershorit të vitit 2017-të, nuk munden të vazhdojnë më tej. Hidhen poshtë hetimet për regjistrimin e popullsisë kundër liderit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe të arratisurit ish kryeministrit Nikolla Gruevski, hetimi “I fuqishmi” kundër deputetit Antonio Milloshoski, “Pacienti” kundër zv/kryeministrit Bujar Osmani, “Dizajni” për autobusët kinezë dhe të tjera.

Prokurorisë Speciale i janë marrë edhe hetimet “Perandoria”, “Talir” dhe “Banka e Postës” dhe i kthehen Prokurorisë Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, prej ku paraprakisht janë marrë. Në fakt, të gjitha hetimet e marra nga Prokuroria e rregullt janë kthyer nga Katica Janeva te shefja e Prokurorisë Themelore Publike, Vilma Ruskoska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button