KSHZ-ja thirrje qytetarëve: Kontrolloni letërnjoftimet ose pasaportat, që t’u regjistrojmë në Listën Zgjedhore

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) u bën thirrje qytetarëve që t’i kontrollojnë dokumentet e tyre personale, gjegjësisht letërnjoftimet apo pasaportat biometrike me qëllim që në zgjedhjet presidenciale ta realizojnë të drejtën e tyre të votimit, njofton Portalb.mk.

“Dokument i vlefshëm konsiderohet vetëm dokumenti i lëshuar nga MPB, KSHZ ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të cilët dëshirojnë ta realizojnë të drejtën e tyre zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, t’i marrin këto dokumente personale të përgatitura nga ana e MPB, gjegjësisht letërnjoftimet dhe personale. Këto dokumente mund t’i marrin nga shërbimet administrative të MPB-së. Apelojmë që këtë ta bëjnë deri të premten, gjegjësisht deri më 8 shkurt 2019-të. Nëse nuk i marrin dokumentet e tyre personale, atëherë këto qytetarë nuk i marrin këto dokumente atëherë të njëjtët nuk do të jenë pjesë e Listës Zgjedhore i cili më pas do të jetë në kontroll publik”, tha zëdhënësi i KSHZ-së, Admir Shabani.

Ata gjithashtu thonë se qytetarët duhet që ta kontrollojnë afatin e dokumenteve të tyre personale, pasi që nëse afati i dokumenteve personale u skadon një ditë përpara ditës së regjistruar për mbajtjen e zgjedhjeve, të njëjtët nuk do të munden të votojnë, prandaj që tani duhet të aplikojnë për dokumente të reja.

“Pas marrjes së dokumenteve të reja, u apelojmë që ta kontrollojnë veten e tyre në Listën Zgjedhore gjatë periudhës së kontrollit publik”, tha Shabani.

Sipas Kodit Zgjedhor Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), një ditë pas shpalljes së zgjedhjeve obligohet që deri te KSHZ t’i dorëzojë të dhënat e qytetarëve të cilët më pas do të regjistrohen në Listën Zgjedhore. MPB deri te KSHZ i dorëzon të dhënat e qytetarëve të cilët janë të moshës madhore mbi 18 vjeç, të cilët mund të votojnë në ditën e zgjedhjeve vetë me letërnjoftim ose me pasaportë biometrike të vlefshme.

Pasi që t’i dorëzohen të dhënat KSHZ-së, e harton Listën Zgjedhore dhe e publikon në ueb-faqe në kontroll publik, gjegjësisht qytetarët 20 ditë kanë afat që të kontrollojnë nëse janë në Listën Zgjedhore ose nëse duhet të përditësohen të dhënat e tyre. Ankesat e qytetarët mund të dorëzohen në KSHZ ose në zonat rajonale apo degët e KSHZ-së.

MPB i informon qytetarët që duan të pajisen apo t’i përditësojnë letërnjoftimet ose pasaportat biometrike se Seksioni për Punë Administrative në Shkup, si dhe zyrat në Manastir, Veles, Kumanovë, Ohër, Strumicë, Tetovë dhe Shtip punojnë çdo ditë prej orës 07:00 deri në orën 21:00, ndërkaq secilën të shtunë të parë të muajit gjithashtu punojnë prej orës 08:00 deri në orën 16:00. Zyrat rajonale nën kompetenca të MPB-së gjithashtu punojnë deri në orën 07:30 deri në orën 16:30.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button