fbpx

Qeveria e miratoi Planin operativ 2019, janë parashikuar 1.1 miliardë denarë

Në seancën e djeshme qeveritare është miratuar Plani i ri operativ për punësim për vitin 2019, për të cilin janë veçuar 1.1 miliardë denarë që është shumë më e lartë deri tani dhe është për pothuajse tre herë më e madhe nga viti 2014, kur për qëllim të njëjtë janë paguar 406 milionë denarë, njoftojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, transmeton Portalb.mk.

“Masat fokusohen në kualifikimin, punësimin e kategorive sociale. Në procesin e krijimin të këtyre masave për herë të parë janë kyçur të gjithë krijuesit. Me planin operativ për 2019, theks të veçantë u vendoset të rinjve pa punë deri në moshën 29-vjeçare si dhe shfrytëzuesve për ndihmën e garantuar minimale. Vendet e reja të punës i kemi planifikuar së bashku me punëdhënësit, gjegjësisht masat për herë të parë i kemi punuar në bashkëpunim me të gjithë krijuesit dhe sipas nevojave reale në nivel shtetëror dhe lokal”, thuhet në njoftim.

Plani operativ për punësim në vitin 2018 është realizuar 95 për qind.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close