Kuvendi i Maqedonisë, gjashtë ligje në rend dite të seancës së sotme plenare

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta realizojë vazhdimin e seancës së 77-të, ku në rend dite të së cilës janë gjashtë ligje, dy me procedurë të shkurtër, katër me flamur evropian, njofton Portalb.mk.

Në rend dite të seancës plenare janë miratimi i dy ligjeve me procedurë të shkurtër: Ligji për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesit dhe ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për ndërmarrje publike.

Të bashkangjitur me flamurin evropian, në rend dite të seancës së 77-të, për lexim të parë janë edhe propozim-ligjet e Ligjit për kundërvajtje, për këshill gjyqësor, për çështje administrative, për parashtrim të sanksioneve, për ndryshim dhe plotësim të Ligjit të gjykatave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button