Përbërja e re e Antikorrupsionit, sot përfunduan intervistat e kandidatëve

Në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime në Kuvendin e Maqedonisë, Komisioni për Përzgjedhje ka intervistuar edhe 13-të kandidatët e fundit për kryetar dhe anëtarë të Komisionit për Parandalim të Korrupsionit (Komisioni për Antikorrupsion), njofton Portalb.mk.

Ndër të intervistuarit e sotëm ishin Zoran Petroviq, Svetllana Popova dhe Shemsi Sallai.

Megjithëse u tha se Komisioni për Përzgjedhje të Kandidatëve shtatë emrat e përbërjes së re të Komisionit të Antikorrupsionit do t’i japë sot, e njëjta pritet të ndodh të premten, më 8 shkurt, datë kjo që korrespondon me ditën e shpalljes së zgjedhjeve parlamentare.

LEXO: Përbërja e re e Antikorrupsionit, sot zhvillohet dita e katër e intervistimit të kandidatëve

Dje në kuadër të intervistave është deklaruara edhe kandidatja, tash sekretare shtetërore në Ministrinë e Drejtësisë, Radica Lazarevska Geroska, e cila 30 minuta ka bërë përpjekje që ta bind Komisionin Përzgjedhës se mund dhe ka aftësi që të zbulojë korrupsion, por e kishte të vështirë të kujtohej se a është në lidhje farefisnore me ministren aktuale të Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

“Nuk e di se e kam të afërme, vetëm nëse lidhja jonë në lidhje më të largëta farefisnore”, tha Lazareska Geroska.

Përndryshe, kjo është dita e pestë e realizimit të intervistave nga Komisioni Përzgjedhës, me kryesues deputeti i Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë, Muhamed Zekiri dhe anëtarë: deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Artan Grubi, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Zoran Iliovski dhe nga Grupi Parlamentar i Pavarur, Vlladanka Aviroviq. Nga sektori civil janë Besim Nebiu dhe Sabina Fakiq, kurse nga Avokati i Popullit, Dragi Celevski.

Ndryshe, shtatë emrat për kryetar dhe anëtarë të Antikorrupsionit duhet të kalojnë në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime, dhe më pas, siç paralajmëroi kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi do të miratohen në seancë plenare më 8 shkurt. Për miratim të përbërjes së re të Antikorrupsionit duhet vota “për” e 80 deputetëve.

Në konkursin publik, u paraqitën 80 individë21 u diskualifikuan që në ditën e parë, pasi që nuk e kishin arsim adekuat dhe dokumentacion të plotë, kurse njëri vetë i ka tërhequr dokumentet.

LEXO: Përbërja e re e Antikorrupsionit: U intervistua prokurori Zllatko Bikovski – ndaj tij ka dy procedura disiplinore
LEXO: Përbërja e re e Antikorrupsionit, deputeti Zekiri: 22 aplikues janë diskualifikuar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button