Vangellovski: Ankesat për lëndët e PSP-së të ngritura pas 30 qershorit 2017, Gjykata Supreme do t’i anulojë

Gjykata Supreme do t’i anulojë vendimet për lëndët e PSP-së, për të cilat nuk ka pasur aktpadi të ngritura deri më 30 qershor 2017, nëse apelimet e palëve vijnë në Këshillin penal të Gjykatës Supreme, ka konfirmuar kryetari i Gjykatës Supreme Jovo Vangellovski në emisionin “Top tema” në TV Telma, transmeton Portalb.mk.

Vangellovski tha mendimi parimor, të cilin e më 30 janar solli Gjykata Supreme, se PSP-ja pas 30 qershor 2017 nuk guxon më të jetë iniciues i autorizuar i hetimeve të reja është obligativ për këshillat penale të Gjykatës Supreme dhe se ata s’kanë tjetër zgjidhje, përveç se t’i anulojnë aktgjykimet.

“Mendimi themelor ligjor është obligativ për këshillat e Gjykatës Supreme dhe është e logjikshme që të vijojë një vendim i tillë,” tha Vangellovski duke iu përgjigjur pyetjes nëse Gjykata Supreme do të anulojë aktgjykimin, nëse ndonjë lëndë e PPS-së në Gjykatën penale përfundon, ndërsa pala ankohet në Gjykatën e apelit, e pastaj në Gjykatën Supreme.

Pasi e tha qartë se hetimet e reja do t’i anulojë në bazë të apelit, PSP-së i dërgoi mesazh që ka resurse, personel dhe është e siguruar në aspektin financiar dhe material dhe se duhet ta përfundojë detyrën për të cilën është themeluar. Këto, tha Vangellovski, janë procedurat në bazë të aktakuzave të ngritura.

Procedurat për hetimet për të cilat nuk janë ngritur aktakuza, Vangellovski tha se duhet të vazhdojnë në prokurorinë e rregullt.

“Vendimi ynë nuk flet për atë se çfarë do të ndodhë me ato raste, interpretimi im ligjor është se procedura duhet të vazhdojë. Nëse PPS-ja nuk është akuzues i autorizuar, në këtë shtet ka prokuror të autorizuar, është Prokuroria publike, e cila është pjesë e sistemit”, tha Vangellovski.

Pastaj, ai njoftoi se në një seancë të përgjithshme, Gjykata Supreme do të diskutojë edhe për atë nëse bomba në përgjithësi janë dëshmi në një procedurë penale. Në konstatimin se ashtu të gjitha lëndët, nga fillimi i ekzistimit të PPS-së, do të vihen në pyetje, Vangellovski tha: “A do të vijë kjo pikë në rend të ditës dhe nëse vjen, çfarë do të jetë fati i materialeve të përgjimit të paligjshëm që tani përdoren si prova, unë nuk mund ta di qysh tani “.

Ai pastaj u vu në rolin e Gjykatës Kushtetuese dhe tha se Kuvendi nuk e ka për obligim ta interpretojë nenin 22 të ligjit për PPS-në, i cili tregon se sa zgjatë një hetim lidhur me bisedat e përgjuara.

“Nuk ka të bëjë me interpretimin e ndonjë dispozite ligjore. Ligji është i qartë, s’ka nevojë për interpretim. Afati ka skaduar, prandaj Gjykata Supreme pothuajse njëzëri e ka konstatuar këtë gjendje. Kushtetuta e ndan pushtetin legjislativ nga ai gjyqësor, që do të thotë se s’ka asnjë arsye për të pritur interpretim autentik. Nëse pyetni në Kuvend se sa interpretime autentike ka pasur në këto tri dekada, nuk kam statistika të sakta, por sipas vlerësimit tim bëhet fjalë për rreth 20 interpretime autentike. Ky nuk është aktivitet i rregullt i Kuvendit, as që Kuvendi e ka për obligim ta bëjë këtë. Nëse kërkohet të merret vendim parimor ligjor, kjo është punë e Gjykatës Supreme dhe ajo duhet të veprojë sipas asaj kërkese”, tha Vangellovski.

Për raportin e veçantë të Prokurores speciale Katica Janeva në Kuvend, në të cilin thotë se sipas bombave Vangellovski ndikuar në lëndë gjyqësore në favor të qeverisë së mëparshme të udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe BDI-së, Vangellovski tha se është raport i thashethemeve, pa dëshmi, dhe se PPS-ja nuk është organ i cili ka mandat për të paraqitur raporte të veçanta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button