Skandali me pensionet, Prokuroria e Maqedonisë i filloi hetimet

Prokuroria Publike ka filluar procedurën hetimore pas paraqitjes së padisë penale nga ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska rreth skandalit me mostransferimin e kontributeve të rreth 12 mijë qytetarëve në shtyllën e dytë të sigurimit pensional invalidor.
Thirrja e ministres nga Prokuroria Publike për të dhënë dëshminë e saj ishte hapi i parë.

“Ministrja Carovska është thirrur nga Prokuroria që të japë dëshminë e saj. Ky është hapi i parë i çdo procedure. Tani do të merremi me vërtetimin e fakteve”, njoftojnë nga Prokuroria Publike.

Ndërkohë, ministrja Carovska thotë se obligimin e saj ligjor e ka kryer me paraqitjen deri në prokurori të parregullsive.

“Unë si ministre kam detyrim ligjor që gjithçka që do të detektoj ta paraqes deri tek ata dhe unë e mbarova këtë detyrim. Puna e dytë që kisha ishte që ta rregulloj gjithë këtë sistem, të gjejmë mënyrë se si t’i mbrojmë qytetarët, si Qeveri e përgjegjshme e kemi bërë edhe këtë, për institucionet e tjera nuk do të doja të komentoja, kërkoni deklarata prej tyre”, u shpreh Mila Carovska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Ndryshe, prokuroria Publike ka hapur procedurë parahetimore lidhur me skandalin e Fondit Pensional. Nëntëmbëdhjetë milionë euro shteti do të duhet t’ua kthejë më shumë se 12.000 personave të siguruar, paratë për sigurim pensional të të cilëve, në 10 vitet e fundit nuk janë paguar në shtyllën e dytë pensionale, shtyllë që është e obligueshme dhe në të cilin personat e siguruar kanë llogari individuale te shoqëritë e sigurimit pensional. Paratë e personave të siguruar kishin mbetur në shtyllën e parë shtetërore, nga i cili financohet pagesa e pensioneve për pensionistët aktual, njoftoi ministrja Mila Carovska në konferencën për media në të cilën e zbardhi skandalin.

LEXO: Analizë: Qindra miliona euro në fondet private të pensioneve – si ruhen paratë e punonjësve të siguruar?
LEXO: Prokuroria e ftoi ministren Carovska për kallëzimin penal me pensionet në Fondin Pensional

LEXO: ASH: Kjo mund të jetë skema e Fondit për kthimin e parave në skandalin e pagesës së pensioneve
LEXO: Prokuroria ka hapur procedurë parahetimore në lidhje me skandalin e Fondit Pensional
LEXO: Osmani ju drejtohet mediave dhe politikanëve për skandalin me pensionet: të mos shkruhen të pavërteta
LEXO: Arsovski: Kush duhet ta bart përgjegjësinë për skandalin e Fondit Pensional dhe Invalidor, Carovska ose Zeneli?

LEXO: Artan Grubi: Carovska është më përgjegjëse për skandalin me pensionet
LEXO: SHGM-ja reagoi ndaj funksionarëve Osmani dhe Popovski: Të përmbahen nga kërcënimet ndaj mediave

LEXO: Skandali me pensionet, ministrja Carovska: Janë kompensuar kontributet për 4.926 të siguruar
LEXO: Sela: Nuk na u dha ta menaxhojmë që BDI-ja ta fshehë krimin
LEXO: MPPS do të dorëzojë padi penale për një “kryerës të panjohur”
LEXO: Skandal në Maqedoni: 12 mijë pensionistëve me vite s’u janë transferuar kontributet në shtyllën e dytë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button