Qeveria e Maqedonisë vendosi ta largojë gardhin përreth ndërtesës se saj

Gardhi i hekurt përreth ndërtesës së Qeverisë më në fund do të largohet, përcjell Portalb.mk.

Vendimi për largimin e tij është sjellë në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Qëllimi siç theksohet në njoftimin për media është që të çlirohet hapësira publike përreth Qeverisë që qytetarët të mund ta shfrytëzojnë atë.

Kujtojmë se largimi i gardhit nga Qeveria ishte një prej premtimeve të kryeministrit Zaev që nga viti 2017.

Ndryshe, ky gardh është vendosur në shtator të vitit 2015 nga kompania ndërtimore e Shkupit “Bayer BG” dhe kushton 700 mijë euro.

LEXO:Zaev do ta heq gardhin e ndërtesës së Qeverisë

LEXO:Zaev premton se do ta heqin gardhin rreth ndërtesës së Qeverisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button