Miss Kina fiton çmimin Miss Bota 2012 (VIDEO)

Miss Kina sot fitoi çmimin Miss Bota, duke triumfuar në vendlindjen e saj gjatë finales spektakolare të mbajtur në një qytet i cili njihet për minierat e shumta afër vendit të quajtur Gobi. 

Publiku kinez brohoriti gjatë shpalljes së fitores së shumë dëshiruar të kandidates Yu Wenxia.
“Kur kam qenë e re, jam ndjerë shumë me fat pasi që shumë njerëz më kanë ndihmuar. Shpresoj që në të ardhmen do të mund të ndihmoj fëmijët që edhe ata të ndjehen me fat, ashtu si unë”, është shprehur ajo.

Vitin e kaluar Miss Bota u shpall Ivian Sarcos nga Venecuela, e cila gjatë manifestimit të sotëm ia dorëzoi kurorën Miss-it të ri./Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button