Edhe në Resnjë është hapur shërbimi mjekësor-social mobil për përkujdesje në kushte shtëpiake

Shërbimi mobil për përkujdese në kushte shtëpiake është hapur kohët e fundit në Resnjë, pasi vitin e kaluar u hap në Koçani në kuadër të pilot projektit, të cilin Ministritë e shëndetësisë dhe punës dhe politikës sociale janë duke e realizuar me mbështetje të Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), transmeton sdk.mk., përcjell Portalb.mk. 

Shërbimi mobil përbëhet prej dy ekipeve të përbëhen nga dy infermiere dhe një punonjës social, të cilët gjatë ditës vizitojnë një numër të caktuar familjesh në Koçan dhe në Resnjë dhe në zonat rurale përreth këtyre qyteteve. Shërbime shëndetësore dhe sociale marrin persona të cilët jetojnë me rrezik social, ata të cilët pranojnë ndihmë sociale dhe financiare, njerëzit nga mjediset rurale, persona më të moshuar dhe njerëzit me sëmundje kronike dhe komorbiditete.

Detyra e punonjësit social, i cili shkon me ekipin mjekësor, është të vërejë rreziqet e mundshme sociale në familje dhe më pastaj t’i lidhë ato sistemin e mbrojtjes sociale. Ekipi mobil në Koçan deri tani ka mbuluar 678 persona nga 22 fshatra në rajonin e qytetit.

“Bëhet fjalë për shërbime mobile, të cilat përbëhen prej infermiereve dhe punonjësve socialë, që shërbimet i sjellin deri te shtëpitë ose në afërsi të shtëpive në zonat rurale, ku ambulancat janë bosh, sepse nuk ka personel. Besoj se në këtë mënyrë, përmes shërbimeve mobile qytetarët do të kenë qasje në shërbimet shëndetësore në mënyrë shumë më efikase dhe më të lehtë”, ka thënë ministri Venko Filipce në ngjarjen për zhvillimin e shërbime të integruara për përkujdesje shëndetësore afatgjatë, në organizim të Qendrës Evropiane për politika sociale dhe hulumtim, në të cilën morën pjesë Ministrja e punës dhe politikës sociale Milla Carovska dhe atasheu austriak për punë, politikë sociale, shëndetësi dhe mbrojtje të konsumatorit në Maqedoni Harald Fuger.

Ministrja Carovska tha se në shumicën e rasteve rreziqet shëndetësore dhe sociale janë të ndërthurura. Prandaj, shërbimet shëndetësore dhe sociale janë një mënyrë e mirë përmes shërbimit në shtëpi, të zbulohen rreziqet shëndetësore dhe sociale.

“Shërbime të tilla tashmë ekzistojnë në Koçan, ndërsa po hapen edhe në Manastir dhe  Resnjë, ndërsa qëllimi është që sistemi i njëjtë fillojë të funksionojë në nivel kombëtar, e mundësitë ligjore për këtë janë dhënë me pakon e ligjeve për mbrojtje sociale të cilat pres që ligjvënësit së shpejti t’i kalojnë me konsensus kombëtar”, tha Carovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button