Për injorancën e “dashuruar” me librin

E xhuma.

1 Shkurt 2019

Rrugës për Kumanovë.

Nisemi drejt qendrës të entuziazmuar për këtë aktivitetin që do të mbahet tek qendra e sheshit.

Fillojnë të grumbullohen njerëz.

Serb, maqedonas…shqiptarë. Më shumë maqedonas se shqiptarë.

Në shesh ishin ngritur stenda ku qëndronin vajza e gra me shami, e që me buzëqeshje pritnin qytetarët që kalonin aty pari duke u dhuruar trëndafilë, ëmbëlsira, e për ato që kishin dëshirë edhe një mundësi për të provuar shaminë dhe për ta fituar si dhuratë. Mirëpo libra … asgjëkundi!

Shikoj këndin e fashion design-it, këndi zbukurimit me këna, këndi trajnimit për ndihmën e parë…hap sytë për libra…Nauk! Hiç!

Performohen raste të ndihmës së shpejtë, mbahet një ligjëratë, këndohet një këngë, organizohet një konkurs dizajni….mua mendja tek librat! Heu! Prit se po na japin ndonjë libër në fund: s’ka!

“Dhurohen shamia dhe jo libra” paska thënë një portal.

Nëse ditën e Talasemisë dhurohet gjak, Ditën e Leximit dhurohen libra, ditën e jetimëve dhurohen lodra dhe ndihma, ditën e gruas lule, atëherë përse ditën e hixhabit duhet të dhurohen libra?

A keni parë ndonjëherë ju që pikërisht mu në ditën e talasemisë, ashtu siç dhe për ditët e tjera të solidarizimit dhe të përkujtimit të ndonjë fenomeni, të dhurohen libra fjala bie në vend të gjakut?

Dhe ju muslimanë e aktivista: zahmet e keni: dhuroni bre libra se është turp. Mos e lini hallkun të flasi!

Tani, punën e librave  e zgjidhëm, na mbetet të gjejmë lidhjen e shamisë me turqizimin!

Nga Nada Dosti

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button