Rusia po planifikon të zhvillojë një sistem të ri raketor

Moska thotë se po planifikon të zhvillojë një sistem të ri raketor, pasi SHBA-të dhe Rusia pezulluan përfshirjen e tyre në një pakt të kontrollit të armëve bërthamore, transmeton REL. 

Të martën, Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu tha se qëllimi ishte krijimi i raketave të reja me bazë në tokë brenda dy viteve të ardhshme.

Javën e kaluar, presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi se SHBA do të pezullonte paktin. Ai disa herë kishte akuzuar Rusinë se po e shkelte atë. Në anën tjetër, menjëherë më pas, edhe Rusia e pezulloi përfshirjen ne pakt.

Këto lëvizje kanë ngritur shqetësimet për një garë të re të armëve bërthamore.

Dokumenti u nënshkrua më 1987, gjatë Luftës së Ftohtë, për të lehtësuar një krizë në të cilën raketat amerikane dhe sovjetike u vendosën brenda një sërë kryeqytetesh evropiane, raporton BBC.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button