Erdogan: Besoj në zgjidhjen e të gjitha çështjeve me Greqinë

 Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, shprehu besimin se çështjet midis vendit të tij dhe Greqisë mund të zgjidhen në baza të drejtësisë dhe në mënyrë paqësore, raporton Anadolu Agency (AA).

“Besoj se të gjitha çështjet midis Turqisë dhe Greqisë mund të zgjidhen në baza të drejtësisë dhe në mënyrë paqësore”, tha Erdogan në një konferencë të përbashkët për media pas takimit me kryeministrin grek Aleksis Tsipras.

Duke folur në lidhje me ish-ushtarakët puçistë turq të arratisur në Greqi pas tentativës për grusht shteti në Turqi dhe refuzimin e gjykatës greke për ekstradimin e tyre dhe personave të dyshuarve të tjerë të kërkuar nga Turqia, Erdoğan tha vendi i tij pret që shteti grek të mos bëhet vend i sigurt për pjesëtarët e organizatave terroriste.

“Pritja e Turqisë nga Greqia është të mos shndërrohet në vend të sigurt për anëtarët e organizatave terroriste FETO, PKK dhe DHKP-C”, tha Erdogan.

Erdoğan shtoi se sërish kanë riafirmuar pritjet e Turqisë për ekstradimin e komplotistëve të grushtit të shtetit të organizatës terroriste FETO.

Ndërkaq, duke folur për marrëveshjen për refugjatët të nënshkruar midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian (BE) në mars të vitit 2016, Erdogan tha se BE nuk e ka zbatuar liberalizimin e vizave dhe marrëveshjen dhe kërkoi nga unioni të ngelet besnik ndaj premtimeve të dhëna.

Marrëveshja e vitit 2016, e cila synonte të parandalonte migrimin e parregullt përmes Detit Egje duke marrë masa më të rrepta kundër trafikantëve dhe të përmirësonte kushtet e më shumë se tre milionë refugjatëve sirianë në Turqi.

Marrëveshja gjithashtu mundësoi përshpejtimin e aspiratave të anëtarësimit të Turqisë në BE dhe udhëtimin pa viza për shtetasit turq brenda zonës Shengen.

Nga ana tjetër, kryeministri i Greqisë, Tsipras, tha se vendi i tij nuk dëshiron “të dënohet” me probleme rajonale dhe dëshiron të zgjidhë çështjet me Turqinë përmes dialogut.

“Ramë dakord me Turqinë ta avancojmë bashkëpunimin në lidhje me çështjet e sigurisë”, tha Tsipras.

Ai theksoi se Turqia dhe Greqia konfirmuan se pajtohen të ulin tensionet në Egje dhe të marrin masa për rritjen e besimit.

I pyetur në lidhje për mosekstradimin e puçistëve përkundër marrëveshjes për ekstradim midis dy vendeve, Tsipras deklaroi se refuzimi për ekstradimin e tyre është vendim i gjykatës greke.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button