Votel: Grupi militant Shteti Islamik përbën rrezik

Kreu i Komandës Qendrore të Ushtrisë amerikane, Joseph Votel, ka paralajmëruar se grupi miltant Shteti Islamik do të përbënte një kërcënim të qëndrueshëm pas një tërheqjeje të planifikuar të trupave amerikane nga Siria, transmeton REL.

Gjenerali Votel tha se grupi militant posedon udhëheqës, luftëtarë, mbështetës dhe resurse që do të kërcënonin një kryengritje.

Deklaratat e ushtarakut të lartë amerikan, pasojnë paralajmërimet e fundit të zyrtarëve të tanishëm apo të administratës së kaluar amerikane, për rrezikun e një rigjallërimi të grupit militant Shtetit Islamik pas tërheqjes së planifikuar të trupave amerikane nga Siria.

“Ne duhet të mbajmë presionin ndaj këtij rrjeti. Ata kanë aftësi të kthehen së bashku” tha Votel gjatë një seance dëgjimi në Senatin amerikan. Ai tha se territori nën kontrollin e grupit militant Shtetit Islamik është reduktuar në 5.180 hektarë dhe do të rikthehet në kontroll të forcave të mbështetura nga SHBA-të menjëherë pas tërheqjes së trupave amerikane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button