Facebook ia kthen kujtesën e humbur

Imagjinoni nëse një ditë do të ngriheshit nga gjumi dhe të mos mbanit mend asgjë. Të mos kujtoni kush jini dhe si keni jetuar më parë. Një ngjarje e tillë i ka ndodhur një gazetari indian, i cili një ditë humbi kujtesën.

Por për fat tashmë ka një zgjidhje që mund të ndihmojë sado pak. Quhet Facebook dhe shumica e njerëzve që e përdorin nuk mund ta imagjinojnë se një ditë, ky mund të jetë ditari i tyre për të kthyer kujtesën, nëse fatkeqësisht e humbasin atë.

Rasti i gazetarit indian Mayank Sharma, siç raporton noa.al, është më konkreti. Në moshën 26-vjeçare ai humbi kujtesën si pasojë e një sëmundje, që i dëmtoi trurin.

I gjendur në një situatë të tillë, ku nuk mbante mend asgjë nga jeta e tij, Mayank Sharma pa si të vetmen zgjidhje internetin. Ai e nisi me Facebook duke u shkruar miqve që kishte në listë, se ku ishin njohur dhe si.

Në këtë mënyrë ditë pas dite ai arriti të ndërtonte copëza të së shkuarës së tij, në bazë të fjalëve të miqve dhe njerëzit që pranonin se e kishin njohur më parë. Ndonjë herë i mjaftonte vetëm një foto për të zhbllokuar kujtesën, duke i rikthyer në mendje të historitë./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button